E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, patentat e jashtëligjshme, pranga 7 vetëve

Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se në pranga përfunduan shtetasit Emiljano Mone, 30-vjeç, Bujar Tahiri, 58-vjeç, Dylaver Shyti, 43-vjeç, Emiljano Bushi, 28-vjeç, Xhevair Caushi, 57-vjeç, Paskal Bello, 46-vjeç, dhe Vladimir Nebiaj, 57-vjeç. Po kështu, ndaj titullarit të këtij institucioni, shtetasit Luan Baci, 49-vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Fier, është caktuar masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik.

Ndaj personave të sipërpërmendur janë urdhëruar masat e sigurimit nga gjykata, pasi  dyshohet se drejtues dhe anëtarë të komisionit për pajisjen me lejedrejtimi për drejtimin e motomjetve dhe automjeteve, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, konkretisht  shtetasit Luan Baci, Emiliano Mone, Paskal Bello, Emiliano Bushi, në kundërshtim me detyrën kryejnë veprime abuzive, që konsistojnë në dhënien e lejeve për drejtim automjeti shtetasve të ndryshëm kundrejt përfitimeve të paligjshme.

Në këtë veprimtari të paligjshme një rol ndihmës luajnë edhe pronarët apo drejtuesit e disa prej autoshkollave që veprojnë në qytetin e Fierit, të cilët ndërmjetësojnë midis këtyre funksionarëve publik  dhe qytetarëve të interesuar për përfitimin e lejeve të drejtimit për automjete. Më konkretisht shtetasit Bujar Tahiri pronar i autoshkollës ‘’Gerveni-Tahiri’’, Dilaver Hoxha pronar i autoshkollës ‘’Horizont’’, Aleksandër Shanaj, pronar i autoshkollës ‘’Gold’’, si dhe shtetasit Vladimir Nebiaj e Vasil Kerri, punonjës, pranë këtyre autoshkollave, janë disa prej personave të dyshuar që veprojnë në këtë mënyrë. Persona të ndryshëm të interesuar për t’u pajisur me lejedrejtimi automjeti në raste të përsëritura mbas regjistrimit që kryejnë pranë autoshkollës ‘’Gerveni - Tahiri’’, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë nëpërmjet prezantimit nga persona të tretë,  regjistrohen si kandidatë për drejtues mjeti duke plotësuar fiktivisht orët dhe kohën e nevojshme për përgatitjen e njohurive teorike në këtë autoshkollë sipas kategorisë së lejes drejtimit. E njëjta situatë përsëritet dhe në orët dhe kohën e nevojshme për përgatitjen e aftësive drejtuese për lejedrejtimi automjeti.

Në shumë raste personat kandidatë për tu pajisur me leje drejtimi automjeti paraqiten vetëm ditën kur jepet testimi teorik apo ai praktik dhe plotësimi i dokumentacionit për regjistrimin dhe pajisjen me leje drejtimi, siç janë vërtetimi i banimit lëshuar nga organet e pushtetit vendor, certifikate mjekësore që lëshohet nga poliklinika shëndetësore, dokumenti për përcaktimin e grupit të gjakut dhe Rehzusin, apo dhe fotokopje e dëshmisë për kryerjen e kursit të ndihmës se shpejtë mjekësore pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, bëhet nga punonjës të autoshkollave apo nga persona që luajnë rolin e sekserit kundrejt premtimeve apo përfitimeve të paligjshme, pa prezencën e kandidatit.

Shtetasit Vladimir Nebiaj, instruktor pranë autoshkollës “Gerveni-Tahiri’’, me pronar shtetasin Bujar Tahiri, si dhe shtetasi Dylaver Shyti kanë luajnë rolin e sekserit ne gjetjen e personave që regjistrohen fiktivisht pranë kësaj autoshkollë, marrjes së shumës së lekëve prej 20.000 lekë për provimin teorik dhe 20.000 për provimin praktik, si dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të anëtarët e komisionit të përgatitjeve teorike dhe praktike, të provimit të pajisjes me leje drejtimi të këtyre kandidatëve. Ky ndikim ushtrohet jo vetëm te anëtarët e komisionit të pajisjes me leje drejtimi por edhe të të punësuar të tjerë të këtij institucioni, dhe konkretisht të shtetasi Xhevair Caushi, i cili ka detyrën e pranuesit të dokumenteve pranë këtij institucioni.

Në shumë raste qe ne praktika te ndryshme te personave që do të pajiseshin me leje drejtimi ka patur mungesa ne dokumentacion, ky I fundit I ka kaluar këto praktika kundrejt përfitimit të parregullt të premtuar. Po ashtu, drejtues i këtij institucioni, shtetasi Luan Baci, dyshohet të ketë ushtruar ndikim te anëtarët e komisionit në më shumë se një herë, si dhe te inxhinieri i kolaudimit, shtetasi Sabaudin Lilaj. Ky ndikim është realizuar në kundërshtim me detyrën, dhe kundrejt përfitimeve të parregullta qe këtij të fundit i janë premtuar. Po ashtu, dyshohet se rreth 50 persona janë pajisur me leje drejtimi pa qenë të pranishëm në provimin teorik dhe praktik të detyrueshëm për të kaluar në këtë fazë.  Hetimet në lidhje me këtë procedim janë në vazhdim, dhe dyshohet që të shtohet numri i personave të arrestuar si të implikuar në lidhje me këtë ngjarje. /Start/

                                                                                             2012-06-18 13:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›