E Shtunë, 31 Tetor 2026

Associated Press Nese Nobeli do mbetet ne Europe ate do ta marre Ismail Kadare

04-10-2010 / Gazeta 55

Agjencia prestigjioze e lajmeve ben nje shetitje te kandidaturave per Nobelin e Letersise dhe duke analizuar kandidaturat europiane nje anetar i jurise thote se ate do ta marre nje shkrimtar qe eshte nominuar radhazi prej shume vitesh

Anetari i jurise per cmimet Nobel ne fushen e letersise Piter Englund i deklaroi dje agjencise prestigjioze te lajmeve Asocciated Press se fituesi i cmimit per kete vit tashme eshte zgjedhur dhe do te shpallet pas nje votimi formal te enjten. Paneli i cmimit Nobel eshte kritikuar per qendrimet e tij shume euro-centrike ku shumica e fituesve kane dale nga gjiri i Evropes. Englund ka pranuar se ky mund te jete rezultat i nje paragjykimi te nendergjegjshem sipas te cilit aludohet se panelistet e kane me te thjeshte te shpallin fitues evropianet. Ky eshte nje problem tha ai por ne jemi te vetedijshem per kete.
Ne qofte se paneli kete vit do te shikoje jashte Europes kandidatet me te forte do te jene poeti i Korese se Jugut Ko Un Djebar Assia i Algjerise si dhe shkrimtari izraelit Amos Oz. Ne mesin e shkrimtareve amerikane Philip Roth Joyce Carol Oates Thomas Pynchon apo Don DeLillo shpesh permenden si figura qe perfshihen ne spekulimet per cmimin Nobel.
Por ne qofte se juria do te zgjedhe si fitues nje shkrimtar nga Evropa atehere kandidatet me te mundshem per te fituar jane shkrimtari shqiptar Ismail Kadare dhe suedezi Tomas Transtromes vijon komenti i agjencise se lajmeve duke u mbeshtetur tek deklaratat e anetarit te komitetit te jurise qe jep cmimin e letersise Piter Englund.
Tendenca - Kadare ne 10 librat me te mire mbi motivin e gjakmarrjes/Prilli i thyer i Ismail Kadarese eshte vleresuar si nje nder 10 librat me te mire ne historite e letersise mbi hakmarrjet nga gazeta prestigjioze britanike The Guardian. Autori i shkrimit Xhon Mullan ka renditur ne kete dhjeteshe Romeo dhe Zhuljeten e Shekspirit Kumbarin e Mario Pucos Bllad Wedding te Lorkes apo La Vendetta te Balzakut. Secili prej librave ka ne qender nje histori vrasjeje qe pasohet nga te tjera vdekje per shkak te hakmarrjes. Prilli i thyer i Kadarese i botuar ne vitin 1980 i bazuar mbi gjakmarrjen besen dhe kanunin eshte kthyer edhe ne film nga kineastet braziliane nen titullin Prapa diellit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›