Pasuritë, ILKDP: Prokuroria me standarte të dyfishta
Pas Kontrollit të Lartë të Shtetit, KQZ-së dhe Avokatit të Popullit, në adresë të institucionit të drejtuar nga Ina Rama vijnë akuza të tjera për paaftësi. Kreui Inspektoriatit të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Adriatik Llalla në raportin e tij vjetor akuzon organin e akuzës për dy standarde, zvarritje dh pezullim të hetimit ndaj zyrtarëve të lartë.
“Jo te gjitha rastet qe ne kemi kallëzuar ne organin e prokurorise kane pasur te njejtin perfundim. Ajo që ne na shqetëson është mbajtja e standarteve të dyfishta nga ana e prokurorisë. Zyrtarë të niveleve më të larta që akuzohen për pasuri disa milionëshe, cështja zvarritet dhe kanë gjithmonë të njëjtin përfundim, të gjitha rastet pushohen” tha Llala.
Një prokuror rrethi, një anëtar i KKRT-sh dhe një ambasador janë tre zyrtarët e nivelit të lartë, të akuzuar për abuzime në shifra deri në 800 mijë euro dhe që i kanë shpëtuar hetimit pas pezullimit të cështjes nga prokuroria.
Po ashtu ILKDP ka akuzuar dy zyrtarë të bashkisë së Tiranës për abuzim me lejet e ndërtimit.
“Ka konstatuar konfliktin e interesave në mbledhjen e KKRT të bashkisë së Tiranës lidhur me pjesëmarrjen e dy anëtarëve të KKRT së bashkisë së Tiranës, Alban Eftimi dhe Arben Bicoku ne vendimmarrjen në mbledhjen e datës 22.03.2009 dhe në mbledhjen e datës 17.04.2009 dhe vendosën ndaj tyre masa administrative dënim me gjobë për shkelje të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” tha Llalla.
Gjatë 2009, Inspektoriati i pasurive ka paditur 37 zyrtarë , ndërkohë 1042 deklarata të pasurisë kanë rezultuar me probleme, pasaktësi dhe gabime etj.
< I mëparshmi