Papa bën thirrje për paqe
Në takimin e djeshëm tradicional të shkëmbimit të urimeve për Vitin e Ri me trupin diplomatik të akredituar në Vatikan, Papa Benedikti XVI vuri veçanërisht theksin mbi situatën e papranueshme që po zhvillohet këto ditë në Lindjen e Mesme. Dhuna e këtyre ditëve në Tokën e Shenjtë po shkakton vuajtje mbi të gjitha mes popullsisë civile, vërejti Papa, për të shtuar se "është e domosdoshme që paqja të vendoset në saj të shtysës së komunitetit ndërkombëtar", pasi nuk ekziston asnjë zgjidhje ushtarake