Patrikana e Pejës ngreh edhe një mur pa leje të Komunës së Pejës

Pejë, 31 gusht-Patrikana e Pejës ka filluar së ndërtuari edhe një mur rrethues. Si edhe më parë, kur kishte ndërtuar një mur mbi 3 metra të lartë dhe mbi 500 metra të gjatë, as kësaj here nuk ka kërkuar leje ndërtimi nga organet kompetente. Tashmë, kur punimet janë duke vazhduar intenzivisht kanë filluar edhe reagimet e para institucionale, por dhe të komunitetit.
Kryetari i Pejës, Ali Berisha, të martën ka treguar se Patrikana e Pejës as kësaj here nuk ka kërkuar leje ndërtimi për murin që po bëhet buzë Lumit të Bardhë. “Vendi në të cilin Patrikana është duke ndërtuar këtë mur është zonë e mbrojtur. Pavarësisht kësaj kërkohet respektimi i ligjeve në fuqi, d.m.th. kërkohet që ndërtimet të bëhen me lejen e KK-së”, ka thënë Berisha. Ka shtuar se në takimin e parë të Bordit të Drejtorëve do të ngreh këtë çështje për të bashkërenduar veprimet në harmoni edhe me shqetësimet e banorëve të lagjes Kapeshnicë. Banorët e kësaj lagjeje kundërshtojnë ndërtimin e tij, duke thënë se ai ndërron rrjedhën e natyrshme të Lumit të Bardhë dhe se në rast të vërshimeve mund të rrezikohen shtëpitë e tyre. “Ne do të jemi shumë të kujdesshëm që veprimet të jenë të matura, prandaj do të fillojmë bisedimet edhe me autoritetet e kësaj godine të kultit ortodoks”, ka thënë Berisha.
Sipas banorëve të lagjes “Kapeshnicë”, e cila shtrihet matanë lumit, përtej Patrikanës, ndërtimet e këtij muri kanë nisur para disa javëve dhe punimet është duke i kryer një firmë nga Suhareka. Naim Berisha, ka thënë se pavarësisht nëse ky mur bëhet me leje a pa të, e vërteta është se po ndërhyhet në rrjedhën e lumit dhe se kjo paraqet rrezik për disa shtëpi të kësaj lagjeje. Derisa Berisha shprehet i pakënaqur që autoritetet e Patrikanës, edhe përkundër raporteve tashmë të vëna me KK-në, janë duke ndërtuar pa lejen e institucionit komunal, njeriu i parë për ruajtjen e trashëgimisë kulturo-historike, Avdyl Hoxha, thotë se Instituti Rajonal për mbrojtjen e trashëgimisë kulturo-historike, të cilin ai drejton, nuk është informuar për ndërtimet e reja. Hoxha ka pranuar të jetë informuar “miqësisht” vetëm gojarisht për këtë ndërtim nga një autoritet i UNESCO-s, nën mbrojtjen e të cilit është kjo godinë kulti. ë Bardhë u paraprinë parapërgatitjeve për zyrtarizmin, sipas kërkesës së tij, të punës së patriarkut të ri të Kishës ortodokse serbe, Irinej Gavriloviçit, që pritet të ndodhë më 3 tetor të këtij viti.