E arta e dytë për kanadezët

Të martën mbrëma kanë vazhduar garat në Lojërat Olimpike Dimërore, Vancouver 2010. Organizatori i kësaj gare të rëndësishme, Kanadaja, e fitoi medaljen e dytë të artë: Maelle Ricker fitoi të artën në snowboard, që triumfoi përpara francezes Deborah Anthonioz dhe zviceranes Olivia Nobs.
Në rrëshqitjen e shpejtë me patina, medalje të artë fitoi Koreja e Jugut falë garueses Lee Sang-Hwa; e argjendta i takoi Wolf (Gjermani), kurse e bronzta kinezes Wang. Për jug-koreanët kjo ishte medalja e artë e dytë, pas asaj të Mo Tae-Bum tek meshkujt.
Gjermania e fitoi një medalje të artë në biatlon në konkurrencën e femrave në gjatësinë 10 kilometra me garuesen Magdalena Neuner, e cila ishte më e shpejtë se sllovakja Anastasia Kuzmina (e argjendtë) dhe francezja Marie Laure Brunet ( e bronztë).
Në konkurrencën e meshkujve, në distancën 12,5 km, të artën e fitoi suedezi Bjorn Ferry, i cili e mposhti austriakun Christoph Sumann - 16 sekonda nga fituesi- dhe francezin Jay Vincent, që kishte fituar të artën në 10 km sprint, i cili përfundoi 28 sekonda pas.
Në rrëshqitjet me sajë dominuan gjermanet. Pas dyshes triumfuese tek meshkujt Loch-Moeller dhe Zoeggeler, i bronztë, të martën ka arritur edhe e arta e Tatjana Huefner dhe e bronzta e bashkëkombëses Natalie Geisenberger. Të argjendtën e rrëmbeu austriakja Nina Reithmayer.
Në patinazh, rusi Evgeny Plushenko pa vështirësi e mbajti lidershipin, pas një paraqitjeje pothuajse perfekte. I dyti doli amerikani Lysacek, kurse i treti japonezi Takahashi. Pa dyshim, Plushenko është favorit që në fund ta fitojë të artën.
E gjithë Kanadaja është ndalur për ta përcjellë debutimin e Kombëtares në turneun olimpik të meshkujve në hokej në akull kundër Norvegjisë. Vendësit fituan bindshëm 8:0.
Kanadezët janë ndër favoritët për të fituar në këtë sport në të dyja konkurrencat. Sa për informatë, në konkurrencën e femrave, kanadezet në debutim kanë fituar 18:0 kundër Sllovakisë. Gjithnjë në konkurrencën e meshkujve, SHBA-të e mposhtën Zvicrën 3:1.
Për shkak të kohës së keqe janë shtyrë disa gara. Gara e skive me pengesa do të zhvillohet të premten, kurse gara e kombinuar me ski është shtyrë për të dielën. Sllallomi gjigant është zhvendosur të zhvillohet nga e diela deri të martën.
Shumë njerëz që kishin blerë bileta kanë mbetur të zhgënjyer me shtyrjen e garave. Rreth motit të ligë ka folur Mark Adams, zëdhënës i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. “Është dimri më i ngrohtë në histori të këtyre garave dhe nuk mund të bëjmë asgjë”, ka thënë ai. Organizatorët luten që të ketë sa më shumë borë, e cila këtë vit mungon në krahasim me vitin e kaluar, kur kalonte trashësinë prej një metri.
Medaljet e fituara
E artë E argjendtë E bronztë Totali
1. Gjermania 3 4 2 9
2. SHBA 2 2 4 8
3. Franca 2 1 4 7
4. Kanadaja 2 2 1 5
5. Koreja 3 1 0 4
6. Zvicra 3 0 1 4
7. Kina 1 1 1 3
8. Austria 0 2 1 3
9. Norvegjia 0 2 1 3
10. Italia 0 1 2 3