E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe zyrtarisht në Palermo

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Pajtim Kasami ka nënshkruar të shtunën me Palermon. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane dhe zvicerane.

Futbollisti shqiptar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, shkruante të shtunën uebfaqja zvicerane blick.ch. 18 vjeçari e ka kaluar me sukses vizitën mjekësore të premten, ndërsa një ditë më pas edhe ka firmosur me ekipin Rosanero.

Kampioni i botës me U17 të Zvicrës ishte rikthyer në shtetin helvetik në fillim të këtij viti, tek ekipi Bellinzona, nga Lazio, me të cilën u nda pasi ekipi Biancocelesti nuk i kishte kryer obligimet financiare ndaj tij.

Me Bellinzonan, ai luajti nga muaji prill dhe pati paraqitje mjaft të mira. Edhe pse në moshë të re, Kasami do të stërvit dhe të luajë me ekipin e parë të Palermos në Serie A sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›