E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç paralajmëron Van Bastenin. Shqiperi-Malte 3-0

Shqipëria arriti një fitore të bukur në miqesoren me Maltën me rezultatin 3-0 duke përsëritur fitoren e shtatë viteve me parë. Fitorja me Maltën ishte dhe sinjali më i mirë për Holandën për ndeshjen e 12 shtatorit. Një “spiun” i trajnerit holandez ishte i pranishëm në “Qemal Stafa” ku pa “live” në aksion forcën e kuqezinjve
Surpiza e parë e takimit ishte nga ana e trajnerit Baric, kur hodhi në fushë nga minuta e parë mbrojtësin e Arisit të Selanikut, Kristi Vangjeli në vend të Debatik Currit, i cili nuk u cmua nga stafi se ishte i rikuperuar plotësisht. Momenti i parë i takon Edmond Kapllanit. Sulmuesi i Karlsruhes goditi me kokë në minutën e 3-të, por topin e kthyer nga portieri Erjon Bogdani nuk mundi të shrytëzojë, duke e përplasur sferën në trupin e një mbrojtësi. Radha i erdhi Besart Berishës, i cili pas disa veprimeve të bukura individuale në afërsi të zonsë goditi fuqishëm shtyllën pingule. Në minutën e 22-të erdhi dhe ndërrimi i parë, Erjon Bogdani i la vendin sulmuesit të Riedit në kampionatin austriak, Hamdi Salihit, i cili me nuhahtjen e tij të jashtëzakonshme realizoi në minutën e 34 edhe golin e parë për Shqipërinë. Shkodrani shfrytëzoi në maksimum gabimin e portierit maltez dhe i ndodhur midis katër mbrojtësve kundërshtarë në afërsi të portës me një gjuajtje të zgjuar shënoi për formacionin tonë, duke realizuar njëherësh edhe golin e parë të tij me fanellën e Kombëtares. Dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë ishin të qeta me një kontroll të plotë të lojës nga ana e Shqipërsë dhe me ndonjë orvajtje të zbehtë të miqve nga Malta.
Pjesa e dytë nisi me pësë zëvendësime nga ana e Kombëtares, por dhe me golin e shpejtë, atë 2-0, të realizuar nga kosovari Besart Berisha, i cili realizoi në minutë e 46 një gol kopje si që shënoi kundër Anglisë B. Goli i tretë mban firmën e Klodian Duros, që pasi mori një top nga Hamdi Salhi gjuajti fuqishëm me të majtën jashtë zonës duke e cuar topin në rrjetë në minutën e 60. Në minutat e tjera Kombëtarja jonë ishte pranë golit të katërt. Një fitore e merituar e përfaqësueses sonë në prag të ndeshjes zyrtare me Holandën

Shqiperi-Malte 3-0

Shqiperia: Arjan Beqaj (Isli Hidi, 46); Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Nevil Dede, Altin Haxhi (Jahmir Hyka, 46); Devis Muka (Klodian Duro, 46), Altin Lala, Ervin Skela (Ervin Bulku, 46), Besart Berisha (Erjon Xhafa, 64); Edmond Kapllani (Alban Bushi, 46), Erjon Bogdani (Hamdi Salihi, 22).

Malta: Mario Muscat (Justin Haber, 46); Ian Azzopardi (Aron Xneret, 46), Brian Said, Joseph Miffsud (Stephen Wellman, 46), Gilbert Agius; Roderick Briffa (Andre Cohen, 46), Michael Miffsud, George Mallia, Andre Schembri (Kenneth Scicluna, 85); Etienne Barbara (Ktleavon Prendo, 46), Jamie Pace

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›