Nofkat e sportistëve, nga “Merimanga e zezë” te "Duracell"

"Duracell" është emri baterive të njohura të prodhuara nga kompania më të njëjtën emër me qendër në Nju Jork, por në botën e futbollit ai përbën "niknejmin" apo "nofkën" e futbollist cek Pavel Nedved, lojtarit aktual të Juventusit dhe fituesit të "Topit të artë" në vitin 2004 dhe një prej 125 futbollistëve më të mëdhenj që jetojnë të hartuar nga legjenda Pele (edhe ky emër përbën një nofkë) në vitin 2003. "Duracell" njihen si bateritë jetëgjata dhe krahasimi që i bëhet Nedved, një punëtori të palodhur të mesfushës dhe me një aftësi të jashtëzakonshme goditëse me të dy këmbët është shumë kuptimplotë.
Nofkat e sportistëve janë të shumta dhe intriguese, madje të pamigjinueshme për nga fantazia më të cilët ata janë pagëzuar. Pseudonime të vendosura edhe rastësisht, por që kanë mbetur përjetësisht përkrah emrave të tyre të vërtetë. Lista e pseudonimeve është e gjatë dhe në to ka emra kafshësh e insektesh, epitete të ndryshme që kanë të bëjnë me karakterin e sportistist dhe cilësitë e tij.
"O Rei" (Mbreti) është emri i Peles, futbollistit më të madh të botës, por dhe Pele është një nofkë, pasi emri i vertetë i tri herë kampionit të botës është Edson Arantes do Nascimento. Me pseudonimin "Kaiser" (Perandori) njihet gjermani Franc Bekenbauer, kampion bote si futbollist dhe trajner.
"The Black Spider" (Merimanga e zezë) është pseudonimi i një prej portierëve më të mëdhenjë në botë, sovjetikut legjendarit Lev Yashin, të vetmit portier që ka mundur të fitojë "Topin e artë" (1963 ). Jashin (vdiq në vitin 1990 në moshën 61-vjecare) dallohej për përgatitjen e tij të gjithasnshme atletike, staturën imponuese dhe reflekset e jashtëzakoshme. Jashin, kampion i Europës në vitin 1968 u votua si portieri i mirë i shekullit të 20-të nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Jashin ka 812 ndeshje të luajtuara gjatë karrierës së tij në 480 prej tyre e ka ruajtur portën të "pastër".
"Spice boy" (Djali erëz)i përket një prej lojtarëve më të marketuar në botë, Devid Bekamit, i njohur shkurt edhe si "Becks". Fama e yllit anglez është shumë e madhe dhe jeta e tij është shndërruar në një model për të rinjtë e sotëm, aq sa emri i tij figuron edhe në listën e kërcënimeve të grupimit terrorist "Al-Kaeda". Ish-lojtari i Mancester Junaitid dhe Realit të Madridit, tashmë të Los Anxheles Galaksi në Shtetet e Bashkuara është një nga personazhet më të mediatuar. Së bashku me Viktorian, një nga pesë këngëtaret e grupit anglez të rokut "Spice Girls" Bekam është nga nga më të sponsorizuarit e kompanive kozmetike, stilistëve të flokëve, dizenjusve të veshjev apo agjencive të pushimit. Në treg është një linjë "aftershave" e quajtur "David Beckham Instinct". "Becks" është i monituar në cdo lëvizjë të tij nga paparacët aq sa futbollisti u shpreh se kishte frikë se mos përfundonte si Ledi Dina, e cila vdiq në një aksident në Paris, pikërisht për t'u shpëtuar paparacëve.
Me nofkën "Bruja" (Magjistari apo shtrigu) njihet dy futbollistë argjentinas, atë e bir, që kanë të njëjtin emër: Huan Ramon Verón Veron (i ati) ka luajtur ne vitet 1960 me Estudiantes në Argjentin dhe Panithanikos në Greqi (njihej për golat e tij nga pozicione të pabesueshme) dhe shpikësi i golit "bicikletë". Djali i tij, Veron, ish- mesfushori i njohur i Celsit dhe Interit, njihej për karakterin e tij të egër, por dhe për goditjet e fuqishme.
"El buitre" (Grabitqari) është pseudonimi i një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka nxjerrë Spanja, Emilio Butraguenjos. Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Spanjës ishte pjesë e pesëshes së legjendare të Realit, "Quinta del Buitre", së bashku me Manolo Sanchís, Martín Vazkez, Michel and Miguel Pardeza. Sulmuesi Butraguenjo njihej edhe is "Xhentëlmeni i fushës".
Heroi i filmave të animuar "Batman" (me 85 seri) i atribuohet në botën e futbollit sulmuesit serb Mateja Kezhman, ish-lojtarit të Partizanit të Beogradit, PSV Eindhoven dhe Celsit, i cili luan aktualisht me klubin turk Fenerbahc. Sa hërë që Kezhman shënonte në "Philips Stadion" për Eindohovenin (81 gola) një kolonë zanore nga filmi i animuar buciste në mikrofonat e stadiumit që shoqërohej me thirrjet e tifozëve "Kezhman, Batman", që rimonte edhe për shkak të mbarresës –"man".
Pseudonimi "The Animal" (Kafsha) është "pronësuar" nga futbollisti brazilian Edmundo Alves de Souza Neto (luajti për Brazilin në Kupën e Botës 1998), i njohur për temperamentin e tij krenar dhe të ashpër njkëohësisht, ku si pasojë ish-futbollisti i Palmeriars për shkak të ndërhyrjeve të tij ishte ndëshkuar më një numër të jashtëzakonshëm katë kartonëve të kuq.
"Agjenti Zero" nuk ka të bëjë me serialin që ka në epiqendër "Agjentin 007", por basketbollistin amerikan Gilbert Arenas. Kompania franceze e fluturimeve "Air France" është nuk i përket vetëm shtetit francez, por i "përket" edhe një prej basketbollistëve më të fashëm franceze Mikael Pietrus. "Air Jordan" nuk është një kompani flutirimesh, por në shtyp dhe në jetën e përditshme përdoret për të përkufizuar me nofkën e avionit legjendën amerikane të NBA-së, basketbollistin Majkëll Xhordanit. "The Barber" (Berberi) i përket lojtarit amerikan të bejzbollit, Sal Maglie.
Nofka "Doctor" (Doktor)i përket tre sportistëve të medhenj: futbollistit brazilian Sokrates, pilotit të garave me motora, Valentino Rosit, por dhe një futbollisti nga Afrika e Jugut, Toefiklius Kumalo. Në fakt, nofka "Doktor", i shkon shumë për shtat futbollistit Sokrates, i cili ishte edhe me profesion mjek (i diplomuar në fakultetin e mjekësisë Riberaio Preto) , por dhe kishte marrë gradën e doktorit në filozofi. Sokrates, një prej futbollistëve më të mesfushës në hisorinë e futbollit, dallohej për inteligjencën e tij në fushën e lojës, por dhe të gjatësisë (192 cm),njihej për mjekrën e tij dhe në jetën e përditshme si një pirës i "rëndë" pijesh dhe duhani. "Doktori" tjetër është italiani i motorave, Valentino Rosi, i cili ka fituar shtatë tituj kampionë bote. "Doktor" Rosi, sipas revistës amerikane "Sports Illustrated" është sportisti i shtatë me më shumë të ardhura në botë dhe fitimet e tij vjetore kalojnë 30 milionë dollarë në vit. Ditët e fundit "Doktor" Rosi ka rënë pre e zyrtarëve të financave italian për një evazion fiskal që përllogaritet në 60 milionë euro, që në rast se do të rezultojë i vërtetë, do të konvertohej me shtatë vjet burg.
"Il Pirata" (Pirati) është përcaktimi sportiv i një prej ciklistëeve më të mëdhenj italianë, Marko Pantanit, i cili vdiq në një motel pas marrjes së një sasie overdoze të kokainës në vitin 2004.
"The Crab" (Gaforja) i përket futbollistit Rej Uilkins, që njihej edhe me nofkën "Butch" (Kasapi). Uilkisn ka luajtur për Mancester Junaitid, Celsin, Milanin, Paris Sën Zhermenin dhe një numër të madh ekipesh të vogla.
"Il Divin Codino" (Hyjnori) njihet një nga futbollistët më virtuzorë që ka nxjerrë Italia e futbollit, Roberto Baxho, fituesi i "Topit të artë" (1993) dhe "Lojtari më i mirë i FIFA" (1993) si dhe "Këpuca e artë" (1993). Baxho, i cili ka luajtur me Vicencëm, Fiorentinën, Juventusin, Milanin dhe luajti edhe një ndeshje miqësore me Shqipërinë në Tiranë kur luante me Breshian, njihej edhe me pseudonimin "Bishtaleci", për shkak të flokëve të të lidhur si dhe "Budisti" për shkak të bindjeve të fetare me sfond budist.
"God" (Zoti) është nofka e Alan Shirerit, futbollistit të njohur anglez të Njukasëllit, tashmë një prej ekspertëve të futbollit të BBC-së. Shirer gjatë karrierës së tij shënoi 422 gola për klubet për të cilat luajti dhe Kombëtaren anglezë dhe mban rekordin në Premier Ligë me 260 gola.
Furtbollisti nga Kili, Ivan Zamorano, njihet në ambientet e ngushta dhë në gjirin e tifozëve me pseudonimin "The Helicopter" (Helikopteri). Zamorano, një nga lojtarët më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë Kili, ka luajtur për Seviljen, Realin e Madridit, Interin. Ivani njihej për festimet e tij kur vraponte në fushë duke tundur krahët në formën e një helikopteri.
Johan Krujf, futbollisti i madh holandez ka disa nofka dhe për ta dalluar nga Johan Neskens, një tjetër futbollist i shquer, thirrej "Johani I". Ylli i Ajaksit njihej edhe me pseudonimin "El Salvador" (Shpëtimari).
"The Rock" (Shkmëbi) është pseudonimi i Marsel Desaji, kapitenit të Kombëtares franceze, lojtar i Marsejës, Celsit, Milanit dhe klubeve arabe të Al-Garafit dhe Katarit. "Shkëmbi" fitoi me Francën Kampionatin Botëror (1998) dhe Kampionatin Europian (2000).
"The Snake" (Gjarpëri) i përket futbollistit të njohur francez Juri Xhorkaef, i cili ka luajtur si mesfushor sulmues dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme të rrëshqiste midis lojtarëve kundërshtarë. Me nofkën "Sniffer" (Narkomani) njihet futbollisti anglez Alan Klark. Kur mund të kërkoni "The Steak" (Biftek) në një restorant në Itali, kamarieri (i cili mund të jetë një tifoz i Interit) do të buzëqeshë, pasi me këtë nofkë njihet edhe futbollisti brazilian, Adriano. Me pseudonimin "Boom boom" (Bum Bum), njihen tenisti gjeramn Boris Beker dhe boksieri amerikan, Rej Mancini.
Përgatiti: Dash Frashëri
Disa nofka sportistësh
"Duracell" (Bateri), Pavel Nedved
"Il fenomeno" (Fenemoni), Ronaldo
"Il Genio" (Gjeniu), Dejan Stankovic
"The Animal" (Kafsha), Edmundo,
"Batman" (Batman), Mateja Kezhman
"The Black Spider" (Merimanga e zezë), Lev Jashin
"El buitre" (Grabitqari), Emilio Butraguenjo
"La bruja" (Shtrigu), Huan Sebastian Veron
"God" (Zoti), Alen Shirer
"The crab" (Gaforrja), Rej Uilkins
"The helicopter" (Helikopteri), Ivan Zamorano
"El Salvador" (Shpëtimtari), Johan Krujf
"San Marco (Shën Marko), Marko Van Basten
"Agent zero" (Agjenti zero), Gilbert Arenas,
"Air France" (Air France), Mikael Pietrus
"Air Jordan" (Air Xhordan), Michael Jordan
"The Alaskan Assassin" (Vrasësit i Alaskës)", Trajan Langdon
"Doctor" (Doktori), Socrates
"Doctor" (Doktori), Valentino Rosi,
"Doctor" (Doktori), Theophilus Khumalo
"The Rock" (Shkmëbi), Maresel Desaji
"The Steak" (Bifteku), Adriano
Sniffer" (Narkomani), Alan Klark
"Shrek" (Shrek), Kevin Mench