E Diel, 1 Nëntor 2026

Emerson, nisje e fortë “ Me Milanin do të kthehem i madh “

Puma eshte gati per kuqezite : “ Nuk kam pubalgji, do te jap kontributin tim ne fushe dhe jashte saj.Ne Madrid mungon respekti.Do te ndjek shoket ne Gennova per te bere tifozllek.
E kishte thene, Emerson, qe nuk i ka zbrazur valixhet.Kishte te drejte.Duhej te ishte nisur te merkuren e shkuar, eshte nisur nje jave me vonese.Nje gje eshte e qarte : ketu ne Madrid, me mire, ne Real Madrid, nuk doja te qendroja me.Historia ishte e shkurter ( nje sezon ), i kushtueshem ( Madridi ka paguar 16 milion euro dhe e rishiti 5 milion ).Te marten ne mbremje Emerson ka fjetur i lumtur.Dje po eshte zgjuar heret. “ Kisha nje thes me gjera per te bere, kam shkuar ne Valdebebas per te sistemuar rrobat e mija, pastaj perfundova pergatitjet per nisjen.
- Cfare po sjell nga pas ?
“ Titullin, la Liga e fituar ne 17 qershor.Gjeja me rendesishme e gjithe kesaj historie.Ne foto te skuadres kampione 2007 une dhe mister ( Fabio Kapelo ) do te jemi gjithmone.
- Cfare te ka mesuar kjo experience ?
“ Ti jap vleren e duhur gjerave.Ne qoftese njeri nuk eshte mire, nuk eshte i kenaqur, eshte e kote te keshe gjithshka.Per shtate muaj u gjenda ne nje situate te panjohur.Gjeja qe me ka ndihmuar te kuptoj eshte qe leket nuk jane gjithshka.Kur gjeta qetesine e mbylla si i madh : ne fillim titullin dhe pastaj kalimin tek Milani, nuk eshte skuader dosido”.
- Ka qene e forte ?
“ Per nje moment kam dyshuar me vehten time.Nuk isha me i sigurt ne menyrat e mija.Pastaj me interesimin e Milanit dhe te Interit fillova te ringjitem.Mund te beja me shume ketu, por nuk ishte faji im.
- E prisnit interesimin nga ana e Milanit ?
“ Me ka pelqyer pa mase ti pergjigjem me rrespekt shume njerezve te rendesishem si keta te Milanit, ishte e jashtezakonshme qe mund te shihje te te rinjohin ato qe ke bere dhe ato qe mund te besh akoma.
- Cfare kerkon Emerson tek Milani dhe cfare mund te jape ?
“ Kerkoj qetesi dhe gjakftohtesi.Vij nga nje skuader e madhe, do te kem pergjegjesi te pershtatem ne klub sepse presin gjera te rendesishme nga mua.Do te kerkoj te jap kontributin tim, si gjithmone, ne fushe dhe jashte saj.Por jam i sigurt qe nuk do te jete shume e komplikuar si ketu ne Madrid, sepse tek Milani te mbeshtesin, ambjenti te ndihmon, ka nje grup pozitiv, dhe rrotull ka nje respekt qe ketu me ka munguar.Gjeja qe me shume me ka plagosur.
- Me cilin ke folur keto dite ?
“ Kam pare Ronaldon kur kaloi ne Madrid disa dite me pare.Pastaj me kane telefonuar Kafu dhe Kasano, dhe Karnavaro me ka derguar nje SMS shume te bukur.Kemi kaluar tre vjet sebashku, eshte njeri i madh.
- Kur mund te jeni gati per te luajtur ?
“ Me telefonoi edhe Anceloti per ta ditur, dhe ju pergjigja me ndershmeri : deri tani jam stervitur por nuk kam luajtur sepse nuk kam pasur mundesi ta beja.Me mungon ritmi.Sot do te bej vizitat mjeksore dhe pastaj do t’i futem menjehere punes.Nuk kam pubalgji, por vetem disa probleme te trasheguara te moshes.Anceloti do te donte ndoshta te me kishte te gatshem per superkupen, pastaj do te jete pushimi i kampionatit qe mendoj se do te me sherbej.
- Dini gje me cilen skuader luan Milani te djelen ?
“ Jo.Nuk dua te interesohem perpara me teper per supersticion.Ne Genova ? Mire, do te udhetoj me shoket e mi per t’I mbeshtetur ”.
- Mendimi i fundit ?
“ Gjithshka eshte mire kur mbaron mire.Dhe kjo vlen per te tre : Ai qe firmosi, Reali dhe Milani “.

Marre nga “Gazzetta dello Sport”
Arben Shemili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›