Paul McCartney, ne prag te marteses se trete

Paul McCartney do te martohet me te dashuren aktuale, trashegimtaren amerikane Nancy Shevell, qe sapo eshte divorcuar nga bashkeshorti.
Sipas gazetes “Sunday Mirror”, ka qene 66-vjecari, qe ua ka komunikuar miqve lajmin se eshte bere gati per martesen e tij te trete. Edhe e bija, stilistja Stella McCartney, ka dhene bekimin per dasmen.
Kjo ka qene shume e rendesishme per ish-pjesetarin e Beatles, pasi e bija kishte qene kunder marteses se meparshme me Heather Mills. Trashegimtarja e perandorise se transportit, eshte shume e lidhur me Stellen, qe blen dhurata per te dhe femijet.
49-vjecarja eshte divorcuar pas 23 vjetesh me nje avokat te pasur.