Objektet arkeologjike në Fier në mëshirë të fatit
25/01/2009 Zbulimet e reja nga ndërtimet pa kriter dhe moskujdesi i strukturave përkatëse
Ndërtimet e shumta pa kriter në rrethin e Fierit janë shoqëruar edhe me zbulimin e elementeve të lashtësisë, që fatkeqësisht humbasin nga mosinteresimi i strukturave përgjegjëse për këto vlera.
Gatishmëria dhe përkushtimi i njësive vendore për ruajtjen e këtyre vlerave arkeologjike dhe mbrojtjen e monumenteve në zonat turistike mungon në Qarkun e Fierit. Edhe pse këto institucione detyrohen ligjërisht të ruajnë dhe përçojnë vlerat e trashëgimisë kulturore, deri tani asgjë nuk ka funksionuar në shkallën e duhur. Këto elemente dhe vlera arkeologjike me pak përkujdesje mund të sjellin një imazh tjetër dhe të flasin gjerësisht për një periudhë që mbart vlera historike e kulturore. Por, siç pohon edhe prof. as. dr. Bashkim Vrekaj, “askush nuk ka qenë i interesuar për këto vlera”. "Të gjitha komunat dhe bashkitë duhet të përgjigjen për lejet e ndërtimit që japin, por njëkohësisht duhet të bëjnë edhe sensibilizimin e firmave ndërtuese, që të ndërpresin menjëherë punimet, në qoftë se hasin në objekte apo monumente të trashëgimisë kulturore dhe të njoftojnë organet e specializuara. Ne kemi kërkuar bashkëpunimin edhe nëpërmjet këshillit të Qarkut, i cili ka pasur një vlerësim real dhe një frymë bashkëpunimi në interes të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore, të përfaqësuar institucionalisht", - është shprehur Vreka.
Qarku i Fierit është ndër më të pasurit në vend për vlera arkeologjike. Mjafton të përmendim qytetin antik të Apolonisë, Bylisin dhe Manastirin e Ardenicës, tri nga perlat e mirënjohura në vlerat e trashëgimisë kulturore me përmasa kombëtare. Ndërkohë ekzistojnë me dhjetëra vendbanime të tjera antike në këtë qark, të njohura e të zbuluara pjesërisht, si Gurëzeza, Margëlliçi, degët e rrugës “Egnatia”, që përfshin Zharrëzën, Roskovecin, Kurjanin, Beratin, objektet e prodhimit të qeramikës në Kasnicë, Klos, rrënojat e kishës së vjetër në Kurjan si dhe kisha e ndërtuar në shekullin XIII, po në Kurjan, etj.