Dansi i puanteve me vepra të mëdha
Dansi i puanteve erdhi si një kolazh i mrekullueshëm i ngjyrave dhe tingujve të baleteve, Zhizel, Liqeni i Mjelmave, Coppelia, Bajadera. Nën drejtimin e Petrika Afezolli, Orkestra e T.K.O.B, Trupa e baletit dhe solistet Enada dhe Gerd Vaso, Esdalin Gorani, Erisa Gina, Odeta Dishnica, Ledian Agalliaj, erdhi në skenë një gala e kuruar me kujdes nga korepetitori Kujtim Hoxha dhe koncertmaestër Enina Llozi. Pjesët të cilat erdhën në skenën e TOB ishin materiale të cilat u interpretuan nga grupe të ndryshme balerinësh të TOB-it. Kështu u interpretuan veprën "Bajadera" solistët Erisa Gina, E. Gorani, "Liqeni i mjelmave" me solistët E. Nallbani, O. Dishnica, A. Prifti, "Zhizel" me solistët Enada Vaso, Gerti Vaso "Copelia". Kështu kanë ardhur pjesët më pikante të balëtëve të ndryshme që skenës së TKOB nuk do ti mungojnë gjatë këtij viti të ri shfaqesh.