Paulinho drejt Londrës, mohon interesimin e Madrilenëve
Objektivi kryesor i Londinezëve të Tottenham në këtë merkato verore vazhdon të mbetet mesfushori Brazilian Paulinho. Ky i fundit në një intervistë për mediat Braziliane ashtu siç bëri më parë me interin ka mohuar raportimet mediatike se ka një interesim të qartë nga Real Madrid për të, ndërsa nga ana tjetër ka shtuar se largimi nga Corinthians është i pashmangshëm. 24-vjeçari, i cili shënoi golin e fitores për Brazilin ndaj Uruguaj, në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave, është i vendosur të bashkohet me skuadrën e drejtuar Andre Villas Boas për një marrëveshje prej 20 milionë eurosh. Sipas të përdishmeve në Brazil bëhet e ditur se interesimi i Londinezve të Totenham ka qenë i vazhdueshëm ndërsa zyrtarizimi i lojatarit me Fanellën e Spërsave mund të vijë pas finales së turneut të kupës së konfederatave.
Raportet kanë sugjeruar se Real Madridi e ka në krye të listës së përforcimeve që kërkon Ancelotti, por ylli i Seleçaos është i bindur se londinezët e veriut janë ekipi i vetëm që kanë folur zyrtarisht me drejtuesit e Korinthians për të ardhmen e tij e cila shihet më shumë tek kryeqyteti britanik se sa atij Spanjoll.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me Realin, propozimi i vetëm që erdhi tek unë ishte nga Tottenhami. Kam biseduar me ta, por do të shikojmë e të vendosim pas Kupës së Konfederatave”, deklaroi Paulinho para gazetarëve brazilianë. Me këtë deklaratë mesfushori ka përjashtuar një herë e mirë zërat që flasin se ai mund të kalojë te Reali në La Liga, Interi apo Roma në Seria A.