Largohet edhe Pejic nga Skenderbeu
Pero Pejiç është larguar.
Kroati i rëndësishëm i Skënderbeut ka vendosur të provojë fatin në kategorinë e dytë të Kinës dhe tani kampionët janë në krizë të plotë për sulmin.
Më parë, Sebino Plaku ishte largur brenda të gjitha rregullave për në Poloni dhe bashkë me Pejiçin, korçarët kanë humbur dyshen titullare të golit.
Pejiç ikën mes konfliktit dhe polemikave, pasi presidenti Takaj deklaron se ai kishte kontratë me klubin deri në verën e ardhshme. Nëse është kështu, Takaj mundet t’i drejtohet drejtësisë sportive ndërkombëtare dhe të fitojë.
Por, Champions është fare pranë dhe trajneri Josa ka në dispozicion alternativa që deri tani nuk kanë qenë në nivel të lartë si Tahirllari apo Abazi.
Nga Tirana vjen Mario Morina pas vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe drejt rikthimit mund të jetë kavajasi Sokol Cikalleshi.
Skënderbeu luan në Champions ndaj kampiones së Azerbajxhanit, Nefçi të Bakusë, në datat 16 ose 17 korrik, ndërsa skuadra ndodhet ende në fazë përgatitore në Austri.