E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancheloti mendon shkëmbimin Verratti-Xabi Alonso

Drejtuesit e Real Madrid kan konfirmuar se godtja e parë në merkato është talenti Iberik Isko. Pas përfundimit të suksesshëm të testeve mjekësore ish ylli i skuadres së Malagas, do të nënshkruaj një kontratë 5-vjeçare me “Galaktiket”. Pasi shkëlqeu me Malagen në sezonin e tij debutues në Champions League mesfushori ka qenë i lidhur me një numër klubesh të mëdha të Europës ku më kryesori ishte ai i Manchester City me trajnerin Manuel Pellegrini njëriun që zbulojë për herë të parë talentin e Iskos. Në fundë talenti spanjoll vendosi për t’u bërë përforcimi i parë i Karlo Ancelottit në radhet e Madrileneve.

Transferimi i Isco nga Malaga për te Reali bëhet i ditur se është arritur për një shifër prej 30 milionë eurosh.

Përveç Iskos në radhet e madrileneve pritet të vijë në oret e ardhsme edhe një tjetër talent i futbollit të ardhshëm. Real Madrid po bën përpjekjet maksimale për të marrë në Spanjë fantazistin e PSG Marco Verratti një nga talented më të medhenjë të futbollit Italian. Edhe pse duket në pamjet të parë si një operacion jo shumë i lehtë, e cila mund të përfshijë edhe mesfushorin bask Xabi Alonso. Për momentin Alonso është në fazë rekuperimi pas dëmtimit të pësuar në përfundim të sezonit dhe sipas mediave spanjolle mund të jetë çelësi që mund të ribashkojë serish në një skuadër dy italianet Carlo Ancelottin me Marco Verrattin.

Sipas mediave Spanjolle bëhet e ditur se kjo do të ishtë një lëvizje e mençuer e drejtuesve të Real pasi Verrati premton shumë për të ardhmen ndryshe nga Alonso i cili është në vitet e fundit të karrieres. Blerja e talentit Italian do të garantonte një të ardhme të gjatë të mesfushes Madrilene ndryshe nga eksperienca e iberikut Alonso. Ajo që shihet në këto lëvizje të parë të klubit mbretëror është fakti se talentet e futbollit ndërkombtarë kanë hyrë tashmë në modë për drejtuesit e Galaktikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›