Dekretet e Topit, Kushtetuesja: Kuvendi, argumente pa bazë
TIRANE - Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë dje për në datën 29 shkurt shqyrtimin e kërkesës së Presidentit të Republikës, Bamir Topi për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit, datë 23.06.2011, për kthimin mbrapsht të 3 dekreteve të tij për anëtarët e GJK-së si edhe zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të kreut të shtetit dhe Kuvendit.
Vendimi u mor dje pasi përfaqësuesja ligjore e Parlamentit, Arjeta Cefa kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se Kuvendi nuk ka pasur kohë në dispozicion për të shqyrtuar kërkesën e Topit, pasi ka hartuar projektligje të tjera.
Por ky arsyetim ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili e ka cilësuar si të papranueshëm kërkesën, duke kujtuar se kjo nuk është hera e parë që Kuvendi kërkon shtyrje të seancës.
Dedja ka pohuar se një kërkesë e tillë nuk do të merret më në konsideratë në të ardhmen nga Kushtetuesja. “Tërheq vëmendjen publikisht, është e disata herë që Parlamenti i Shqipërisë kërkon shtyrjen e seancave për çështje të ndryshme për mungesë të kohës. Koha në dispozicion e lënë nga Gjykata Kushtetuese në raste të ndryshme është mëse e mjaftueshme. Kuvendi i Shqipërisë ka një Byro juridike me specialistë të cilët mund të përgatisin mbrojtjen. Është hera e fundit që mund të paraqisni më një projektvendim të tillë me këto lloj argumentesh që janë të pabazuara. Parlamenti ligje bën çdo ditë. Nuk ka ligje të rëndësishme dhe të parëndësishme. Dhe Gjykata Kushtetuese nuk është më e parëndësishme se ligjet që bëni ju në Parlament. Në fund të fundit jeni ju që i shqyrtoni dhe i vlerësoni këto ligje”, deklaroi Dedja.
Pavarësisht kësaj deklarate, Gjykata Kushtetuese vendosi ta pranojë kërkesën për të shtyrë seancën, duke përcaktuar si datë për zhvillimin e saj 29 shkurtin. Në kërkesën e paraqitur ne tetorin e vitit 2011, presidenti i kërkoi Kushtetueses interpretimin e mbarimit të mandateve për gjyqtarët Xhezair Zaganjori, Admir Thanza dhe Petrit Plloçi, duke dërguar në këtë Gjykatë vendimin e Kuvendit, i cili miratoi zgjatjen e mandatit për 3 gjyqtarët.
Tre gjyqtarët që do zëvendësonin anëtarët aktual të Kushtetueses nuk u miratuan nga Parlamenti, duke argumentuar se ligji parashikon rinovim të tre anëtarëve çdo tre vjet, dhe ky cikël ishte plotësuar. Objekti i kërkesës së Presidentit është: “Shfuqizimi i vendimit nr.106, datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë; Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit”.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)