E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh tryezën ‘Drejtësia në sfidën e integrimit’

TIRANE- Partia Socialiste nisi pasditen e sotme dëgjesën publike për Reformën në Drejtësi, me specialistë të njohur të fushës.

Deputetja e PS-së Ermonela Felaj renditi disa nga amendimet që opozita kërkon për përmirësimin e Kodit Penal, ku përfshihen propozime për korrupsionin, terrorizmin, pastrimin parave si dhe disa propozime të shoqërisë civile lidhur me të drejtat e grave dhe fëmijëve.

“Të ashpërsohen vendimet që kanë të bëjmë me falsifikimin e dokumenteve zgjedhore. Për shkak të problematikës ka nevojë që të penalizohen; dëmtimet me dashje të dokumenteve, votimi më shumë se njëherë ose i paidentifikuar, dhe veprat e dhunës që mund të kryhen ndaj komisionarëve”- theksoi Felaj.

“Kërkojmë që të zërë vend falsifikimi i statistikave zyrtare dhe administrative. Tregues kryesorë për zhvillimin e vendit. Kryesisht për statistikat e treguesve ekonomikë”- theksoi Felaj.
(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›