E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia, Klinton - Kushner apelojnë për njohje të reja

Kryediplomatja amerikane ftoi shtetet e tjera që të shkojnë përtej njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe të përpiqen në të mirë të paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan. “U bëjmë thirrje shteteve që nuk e kanë nkohur Kosovën, ta bajnë këtë sa më parë. Kosova dhe Serbia janë miq dhe partnerë të Shteteve të Bashkuara. është koha që ato t’i lënë dallimet dhe të lëvizin përpara, duke punuar së bashku në zgjidhjen e çështjeve praktike dhe duke përmirësuar jetën e njerëzve në Kosovë, Serbi dhe rajon”, pohoi Klinton.

Sipas numrit një të diplomacisë amerikane, bashkëpunimi është e vetmja mënyrë për të ecur drejt së ardhmes, për t’u bërë pjesë e Evropës në liri dhe paqe. “Ne i mirëpresim përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar të dyja vendet në realizimin e synimeve të tyre evropiane”, shtoi Sekretarja amerikane e Shtetit.

Kurse sipas ministrit të Jashtëm të Francës, Bernard Kushner, vendimi i GJND-së vetëm sa vërtetoi aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të cilin ai e konsideroi akt që nuk mund të zhbëhet. “Mendimi i GJND-së vërteton qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare dhe as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, tha Kushner, duke bërë thirrje për njohje të tjera të shtetit të ri .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›