E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, Turk: Të gjendet kompromis për emrin

Shkup -President i Sllovenisë, Danillo Turk, gjatë një vizite në Maqedoni, deklaroi se Athina dhe Shkupi duhet të gjejnë një kompromis për zgjidhjen e çështje së emrit kushtetues të republikës së vogël. “Ky kontest është stërzgjatur. Inkurajoj qëndrimin e Maqedoni për dialog dhe kompromis i cili nuk duhet të cenoj identitetin kombëtar”, theksoi presidenti slloven pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Turk shtoi se Sllovenia do të vazhdojë ta mbështes Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE. Sipas tij, kjo mbështetje vjen jo vetëm për faktin se mes dy vendeve ekzistojnë raporte të mira miqësie, por edhe për faktin se kjo është në interes të rajonit dhe strukturave euroatlantike.

Duke folur për liberalizimin e vizave, presidenti slloven theksoi se Maqedonia i plotëson kushte për heqjen e vizave. “ Sllovenia edhe më tej do të angazhohet maksimalisht për heqjen e regjimit të vizave. Sepse lëvizja e lirë është pjesë e të drejtave të përgjithshme të njeriut dhe në interes ë shteteve”, theksoi Tirk.

Ndërkaq, kryeparlamentari i Maqedonisë tha se Maqedonia do të realizoj reformat e parapara dhe se deri në fund të vitit do të marrin një datë për fillimin e negociatave me BE-në. Lidhur me kontestin për emrin, Veljanovski tha se Maqedonia do të vazhdojë negociatat të cilat zhvillohen nën patronazhin e OKB-së. Ne jemi të përgatitur për kompromis i cili nuk rrezikon identitetin kombëtar, tha Veljanovski. ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›