E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni PDK-LDK po e mbyt demokracisë në Prizren

Prizren, 25 gusht – Koalicioni qendror mes dy partive më të mëdha në vend, PDK-së dhe LDK-së, në Prizren shihet edhe si ngufatje e demokracisë në pushtetin lokal të kësaj komune. Përderisa subjektet opozitare në këtë komunë, dhe vetë zyrtarë të Degës së LDK-së mendojnë se organet qendrore po tregohen shpërfillëse ndaj shkeljeve ligjore që po ndodhin në Komunën e Prizrenit, zyrtarët e lartë të pushtetit lokal dhe të Degës së PDK-së mendojnë që koalicioni qendror mes PDK-së dhe LDK-së po funksion si duhet,
duke mohuar se po i sjell  të këqija Prizrenit.
Zafir Berisha, lider i BDP-së njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, të martën në një konferencë shtypi ka thënë se koalicioni PDK-LDK po e mbyt demokracinë në këtë komunë.
“Unë kam dhënë qëndrimet e mija edhe kur kam qenë brenda Partisë Demokratike, se koalicioni PDK-LDK është mbytje e demokracisë në Prizren.
Kam qenë nga zërat e vetëm të PDK-së që kam kërkuar që ky koalicion të Shpërbëhet, sepse në fakt nëse vazhdon një koalicion i stilit PDK-LDK në Kosovë nuk do të ketë demokraci të mirëfilltë”, është shprehur Berisha. Ai mendon që ky koalicion që në ditët e para ka qenë i paqëndrueshëm dhe se sipas tij ka rezultuar me ngritjen e dukurive negative në të gjitha nivelet dhe për fat të keq këtë janë duke e pësuar të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kuvendin Komunal të Prizrenit, Berisha e ka quajtur me mandat të skaduar Ligjërisht, përderisa për më shumë se gjashtë muaj është treguar jofunksional, duke i bërë thirrje ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati që të veprojë komfor ligjit dhe ta njoftojë presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu që të shpallë zgjedhje të parakohshme në këtë komunë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›