E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia e Kosovës,Rusia: Presim vlerësim objektiv nga GJND

Rusia është e bindur se Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, e cila po shqyrton ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të sjellë vendim objektiv, ka deklaruar Andrei Nesterenko, përfaqësues i ministrisë së Jashtme në Moskë. "Jemi të bindur se gjykata do të japë vlerësimin e nevojshëm argumenteve të të gjithë pjesëmarrësve, , i cili do të bëhet udhërrëfyes i rëndësishëm në përcaktimin e sundimit të ligjit në marrëdhëniet ndërkombëtare", tha Nesterenko.
Nesterenko ka vlerësuar se SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe vendet tjera evropiane, duke kuptuar se e drejta ndërkombëtare nuk është në anën e tyre dhe se duan që çështjen e Kosovës ta paraqesin si unike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›