Maqedoni/ Ambasadori i BE-së Fuere takim me liderët e partive
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere është takuar me liderët e partive kryesore për të vlerësuar situatën e fundit politike në Maqedoni.
Sipas njoftimeve të zyrës së BE-së në Shkup, Ambasadori Fuere do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të forcave politike, për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Praninë në këtë takim e ka konfirmuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i DR-së Imer Selmani dhe ai i Lidhjes Socialdemokrate, Branko Cërvenkovski, ndërsa deri tani nuk janë deklaruar kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski si dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.