E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji/Obama, përshëndet turmën e emocionuar nga ballkoni i hotelit

Mijëra persona u mblodhën përpara "Grand Hotelit", në Oslo të Norvegjisë të enjten për të parë Presidentin amerikan Barak Obama dhe bashkëshorten e tij Mishel. Obama dhe gruaja e tij iu drejtuan ballkonit të hotelit për të përshëndetur turmën e emocionuar.
Më herët, Presidenti Obama kishte tërhequr zyrtarisht Çmimin Nobel për Paqen. Në një fjalim gjatë ceremonisë së mbajtur në Oslo, i paraprirë nga trumpeta, Obama deklaroi se ai nuk do të qëndronte duarkryq përpara kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Obama përmendi rritjen e rrezikut të përdorimit të armëve bërthamore , në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Lindore, si dhe bëri thirrje për sanksione më të forta ndaj vendeve që nuk respektojnë ligjet ndërkombëtare, paralajmërime këto për Iranin dhe Korenë e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›