E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia, replika te forta ne SHBA

"The Boston Globe" boton kritiken qe i behet editorialit te saj per Kosoven nga redaktori i gazetes "Illyria"
Replika ne shtypin amerikan lidhur me pavaresine e Kosoves. Permes nje shkrimi redaksional, gazeta "The Boston Globe", ka shprehur keto dite pikepamjet e saj, duke e konsideruar hapin si te nxituar. Menjehere me pas, "The Boston Globe", botoi kritiken qe redaktori i "Illyria"-s, Ruben Avxhiu, i bente editorialit me te fundit te saj kushtuar Kosoves. E njohur si nje nga gazetat kryesore te Bostonit me rrethina, "The Boston Globe" e mirepriti fillimisht pavaresine e Kosoves. Por, pas protestave te dhunshme serbe, ajo botoi nje editorial, ku vleresonte se, ndonese pavaresia e Kosoves ishte e drejte, shpallja e saj ishte e nxituar. Duke mos pasur aprovimin e OKB-se, ajo rrezikonte te mbetej e paligjshme dhe perfundonte se me shume kohe i duheshin dhene bisedimeve mes serbeve dhe kosovareve per ta bere Serbine qe te pranonte vete pavaresimin, duke e joshur ne shkembim me anetaresimin e shpejtuar ne BE. The Boston Globe botoi pergjigjen kundershtuese te redaktorit te "Illyria"-s ne rubriken e saj te perditshme: "Letra redaktorit". Bashke me te botohej edhe nje leter e shkruar nga nje greke nga Athina, e cila kundershtonte pavaresine e Kosoves.
Letra e redaktorit te "Illyria"-s, Ruben Avxhiu, botuar ne "The Boston Globe", mbante titullin: "Mendime te ndara per pavaresine e Kosoves". Autori evidentonte se "Kosova nuk e ka deklaruar pavaresine e saj teper heret, sic sugjeroni ne editorialin tuaj te dates 20 shkurt, me titull 'Arratisja e drejte, por e nxituar e Kosoves'. E kunderta e kesaj eshte e vertete. Sikur Kosova ta kishte deklaruar pavaresine e saj dy vite me pare, atehere kur Rusia as pothuajse nuk e kishte mendjen se cfare ndodhte ne Ballkan, procesi do te kishte qene shume me i lehte.
Per redaktorin e medias shqiptare ne Nju-Jork te SHBA, "eshte e vertete se kjo levizje nuk eshte mbeshtetur nga ndonje vendim i OKB-se, por shpallja erdhi vetem pas nje numri thirrjesh te deshperuara nga misioni i OKB-se ne Kosove dhe nga vete Sekretari i Pergjithshem i saj, Ban Ki-Moon, qe thane se gjendja ne Kosove nuk mund te mbahej me nen kontroll". Ne kete pike, Avxhiu drejtohet dhe me argumentin se "propozimi juaj per t'i ofruar Serbise anetaresim ne BE, ne shkembim te nje marreveshjeje per Kosoven, eshte i padrejte ndaj vendeve te tjera qe kane punuar shume per ta fituar kete anetaresi". "Megjithate, evidenton reagimi, oferta ka qene gjithnje ne tavoline dhe madje vazhdon te jete aty ne dispozicion, por refuzimi i Serbise per ta pranuar kete oferte eshte nje tjeter prove qe tregon kotesine e vazhdimit te bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›