E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani-Shkumbini grushte e fyerje pas ndeshjes

Fitorja befasuese e Elbasanit 3-0 ne dem te Shkumbinit, qe per pasoje ka sjelle eliminimin e skuadres peqinase nga Kupa e Shqiperise, ka nxehur keqas gjakrat e te dyja paleve qe per gjate gjithe pjeses se fundit te takimit kane share e kane provokuar njera-tjetren. E njejta situate edhe ne tribunen VIP, ku drejtuesit e larte te skuadres nuk kane ngurruar te ofendojne keqas njeri-tjetrin. Ne dhomat e zhveshjes, lojtaret jane perfshire ne nje mega-sherr me protagoniste te gjithe elementet e skuadres dhe nuk kane ngurruar te godasin me grushte e sende te tjera. Vetem nderhyrja e policise ka mundur te qetesoje disi gjakrat e lojtareve dhe gjithcka eshte shuar me largimin e skuadres se Shkumbinit drejt Peqinit.
Duhej te ishte nje ndeshje normale, por, me sa duket, peqinasit nuk e kane kaperdire dot faktin se jane skualifikuar nga Elbasani, edhe pse kishin dy gola avantazh. Gjithcka ka degjeneruar ne zenka te egra mes lojtareve te te dyja ekipeve qe jane goditur e share ne grup. Situata nuk ka lene pa perfshire edhe presidentet, qe nuk kane ngurruar te ofendohen reciprokisht per shume minuta ne tribunen VIP e ne sy te te gjithe sportdashesve. Per pak situata mund te degjeneronte edhe ne shkallet e stadiumit mes mbeshtetesve te te dyja skuadrave, pasi edhe tifozet e Shkumbinit ishin te shumte ne numer. Gjithcka ka ardhur pas golit te trete te Elbasanit te shenuar nga maqedonasi Karcev, por sinjalet e asaj qe do te ndodhte jane dhene me pare, kur trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti, dukshem i tensionuar eshte larguar me kartonin e kuq nga gjyqtari Sokol Cekaj. Me pas ka qene vete bilbili qe ka vijuar gjykimin me doren e fashuar, pasi u godit me gur nga tifozet ne shkallet e "Ruzhdi Bizhutes". Por "qershiza mbi torte" ishte ruajtur atehere kur lojtaret kaluan tunelin qe te dergon ne dhomat e zhveshjes. Grushtet dhe ofendimet kane qene pjata e pare e menyse. Nje gjithperfshirje e te dyja skuadrave, ku duket se asnje lojtar nuk ka qendruar menjane, por eshte perfshire ne zenke. Sidoqofte, Elbasani fiton te drejten te kualifikohet per ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise, ndersa Shkumbini nuk e ka kaperdire dot kete eliminim.
Nga ekipet e tjera, nuk ka pasur surpriza. Partizani shpartallon Skenderbeun 5-0, duke e bere humbjen e pare nje cikerrime. Edhe Tirana fiton ndaj Lacit e pret bileten per ne cerekfinale. Dinamo vuan shume perballe Apolonise, ku i duhet te kenaqet me nje barazim 3-3. Me sa duket, blute jane ende te shokuar nga disfata e se shtunes ndaj Partizanit. Teuta shkaterron Turbinen 4-0, Besa mposht Luftetarin, ndersa Vllaznise i mjafton barazimi 0-0 me Beselidhjen per te kaluar me tej. Flamurtari mposhtet ne Shijak nga Kastrioti dhe detyrohet gjithashtu ta nderprese rrugetimin e tij ne Kupen e Shqiperise, duke i lene vendin ne cerekfinale skuadres krutane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›