Njohja, bashkohet dhe Polonia
Qeveria polake njohu dje pavaresine e Kosoves ne mbledhjen e saj, beri te ditur ministri i Puneve te Jashtme, Radoslav Sikorski. "Polonia e njeh pavaresine e Kosoves dhe shpresojme, qe ky akt te jete nje hap ne rrugen e Serbise dhe te Kosoves drejt BE-se", tha ai. Ministri i Puneve te Jashtme parashikoi se njohja e pavaresise se Kosoves nuk duhet te sherbeje si precedent per levizje te tjera separatiste, qe mund te lindin ne Evrope. "Nuk e beme njohjen e shtetit te ri te Kosoves nga gezimi, por vendimi nuk mund te ishte ndryshe", tha ai, duke nenvizuar se Polonia donte te ishte solidare me vendet e tjera te medha te Evropes dhe SHBA-ne. Radoslav Sikorski parashikoi qe javen e kaluar, nje dite pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, se Polonia do ta njihte shtetin e ri.