E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia,Serbia u shkruan 80-të vendeve

Serbia u ka kërkuar rreth 80-të vendeve, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta mbështesin në procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ku do të trajtohet ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës.Në një letër të ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremiç, nga 80-të vendet, ku bën pjesë edhe Rusia, kërkohet që t'ia paraqesin me shkrim gjykatës qëndrimin e tyre zyrtar lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës."Ju ftoj që ta konsideroni parashtrimin e një deklarate me shkrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke shprehur qëndrimin zyrtar të vendit tuaj për këtë çështje me rëndi absoluta para 17 prillit", është shprehur Jeremiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›