Obama:Do hapim 3 milionë vende pune

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka deklaruar se vend i tij është në një moment të rrezikshëm dhe ka nevojë për një aksion të shpejtë dhe të vendosur. Vërejtjet e Presidentit Obama u bënë para votimit kyç në Dhomën Përfaqësuese të planit të tij 825 miliardë dollarësh për rimëkëmbjen e ekonomisë. Obama vuri në dukje se plani synon stimulimin e menjëhershëm të ekonomisë. "Shumica e parave që po investojmë si pjesë e këtij plani do të fillojnë të qarkullojnë menjëherë dhe do të shkojnë për hapjen e punëve, si dhe gjenerimin apo ruajtjen e tre deri katër milionë vendeve të reja pune. Pjesa më e madhe e këtyre punëve do të krijohen në sektorin privat", tha Obama. Në qoftë se kalon në Dhomën Përfaqësuese, ashtu siç pritet, plani do të shkojë për miratim në Senat.
Ligjvënësit republikanë janë tejet të vendosur në kundërshtimin e ligjit, duke thënë se është tepër i shtrenjtë dhe jofunksional.