“Pavarësisht polarizimit, këto zgjedhje ishin më të mirat të realizuara deri tani”
12/08/2011 Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale
Vëzhguesit vendorë: Zgjedhjet e 8 majit plotësuan standardet e BE-së
Zgjedhjet e 8 majit ishin shumë të mira, duke i plotësuar standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian - Ky është përfundimi i nxjerrë nga Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës (ALQU) në raportin e tij përfundimtar për zgjedhjet lokale të 8 majit. Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës ishte pjesë e vëzhguesve vendorë që ndoqën nga afër 8 majin. Kjo organizatë kishte të aktivizuar në terren rreth 1500 persona në qendrat e votimit dhe të numërimit. Në një konferencë për shtyp ALQU theksoi se këto zgjedhje ishin konkurruese, transparente dhe kanë hedhur themelet për zgjedhjet e ardhshme. Organizata e vëzhguesve vendorë të votimeve të 8 majit ka veçuar në raportin e saj përfundimtar numërimin dhe ndërhyrjet në të, të vetmen pikë problematike të këtij procesi. “Një nivel i lartë mosbesimi shoqëroi numërimin e votave, çka çoi në debate, vonesa dhe në disa raste edhe bllokim në disa vende numërime. Eksponentë të partive shpesh ndërhynë në procesin e numërimit të votave në vendet e numërimit, duke ndërhyrë në proces me anë të anëtarëve të tyre në komisione. Pavarësisht një atmosfere të lartë polarizimi dhe një mungese besimi mes partive në pushtet dhe opozitës, këto zgjedhje ishin më të mirat të realizuara deri tani në Shqipëri”, - u shpreh dje Edmond Stojku, përfaqësues i vëzhguesve vendorë.
Vlerësimi i zgjedhjeve
Për vëzhgimin e procesit zgjedhor, që ka të bëjë me votimin, numërimin dhe nxjerrjen e rezultateve, ALQU ndërtoi dhe vuri në funksionim një strukturë të detajuar me shtrirje në të gjithë vendin. Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga vëzhguesit e saj në raport ALQU theksoi dje se në tërësinë e tij procesi i votimit u zhvillua në kushte normale dhe pa probleme të mëdha e serioze, që mund të cenonin rendin, qetësinë dhe integritetin e tij. “Vëzhguesit e Unionit raportuan për një vlerësim pozitiv në shumicën e qendrave të monitoruara. Megjithatë, dita e votimit u parapri nga një proces i tejzgjatur dhe problematik për reformën zgjedhore”, - thuhet në raportin e vendorëve. Unioni vlerëson maksimalisht angazhimin dhe përgjegjësinë e lartë të qytetarëve për pjesëmarrjen në votime. Në vazhdimësi të konsideratave pozitive vëzhguesit vendorë theksojnë se lista e zgjedhësve shënoi përmirësime të mëtejshme në pastrimin e saj nga personat e dubluar apo të vdekur. “Media bëri një pasqyrim të gjithanshëm dhe të plotë të fushatës zgjedhore. Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm dhe korrektësi në përmbushjen e detyrave të saj. Funksionimi i KQZ-së dhe i gjithë komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta të administrimit zgjedhor, në mënyrë të hapur dhe bashkëpunuese me vëzhguesit vendorë, medien dhe vëzhguesit ndërkombëtarë rriti cilësisht nivelin e transparencës në tërësinë e procesit zgjedhor”, - thuhet në raportin e vëzhguesve vendorë.
Pjesëmarrja në votime
Sipas raportit të publikuar dje nga unioni i vëzhguesve vendorë, “pjesëmarrja në votime tregoi dukshëm nivelin e kulturës demokratike dhe përgjegjshmërisë së elektoratit shqiptar për të shprehur vullnetit të tij për një qeverisje përfaqësuese në nivel lokal”. Ndër të tjera ALQU nënvizon dhe rolin e Policisë së Shtetit në garantimin e procesit zgjedhor të 8 majit. “Sjellja e forcave të rendit në plotësim të detyrimeve të tyre ligjore gjatë të gjithë procesit zgjedhor ishte një zhvillim i mëtejshëm pozitiv për realizimin e standardeve të zgjedhjeve”, - thekson ALQU në raporti për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Procesi zgjedhor
Pavarësisht ndonjë mangësie që kishte të bënte me plotësimin e kërkesave teknike të procesit zgjedhor, votimet e 8 majit 2011 Unioni i konsideron si një zhvillim pozitiv në kuadër të përpjekjeve të shoqërisë shqiptare për realizimin e standardeve në proceset zgjedhore. Gjatë këtyre zgjedhjeve nuk janë vërejtur raste të ndryshimit të vendndodhjes së qendrave të votimit në çastet e fundit, çka mund të shkaktonte çoroditje të votuesve.
Informimi i publikut
Informimi për ecurinë e procesit zgjedhor u bë në kohë reale. Ky informacion u përcoll nëpërmjet qindra telefonatave, mesazheve gjatë gjithë kohës së procesit deri në mbylljen e qendrave të votimit. Publiku u informua në kohë reale për ecurinë e procesit të votimit nëpërmjet shumë konferencave për shtyp. Nëpërmjet prononcimeve publike ALQU synoi të ndikonte në ecurinë normale të procesit të votimit, duke bërë thirrje për respektimin e kuadrit ligjor.
Monitorimi i zgjedhjeve
Vëzhguesit e ALQU-së gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve ishin të pranishëm në qendrat e votimit në të gjitha bashkitë dhe në të gjitha komunat më të mëdha të vendit. Unioni, në zbatim të Kodit Zgjedhor, nëpërmjet 1500 vëzhguesve të akredituar monitoroi fazën përgatitore të procesit zgjedhor dhe fushatën elektorale, ecurinë e procesit të votimit gjatë ditës së votimit si dhe ecurinë e procesit të numërimit të votave.
Propozimet e vëzhguesve vendorë
“Duhet ndryshuar Kodi për eliminimin e tejzgjatjes së procesit”
Të pandikuar nga debatet e nxehta politike mes mazhorancës dhe opozitës, në raportin e tyre vëzhguesit vendorë kanë vlerësuar pozitivisht vendimin e KQZ-së për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe për t’i përfshirë ato në tabelat përmbledhëse përfundimtare. Megjithatë, sipas vëzhguesve dita e votimit u parapri nga një proces i tejzgjatur dhe problematik për reformën zgjedhore dhe për këtë organizata e ALQU-së vëren se tashmë puna duhet të fokusohet te Kodi Zgjedhor, i cili duhet amenduar sa më parë. Gjatë procesit të votimit të 8 majit 2011 u evidentuan një numër parregullsish të vogla, ndër të cilat ALQU veçon se në një numër qendrash votimi në mbarë vendin hapja e procesit të votimit u bë më vonesë si pasojë e mungesës së bazës së nevojshme materiale në qendrat e votimit, mungesës së regjistrit të posaçëm të gjendjes civile, mungesës së kodeve të sigurisë, mosparaqitjes së komisionerëve etj. Gjithashtu në raportin e publikuar dje vëzhguesit vendorë nënvizojnë dhe problematikën e lindur për shkak të ngjyrave të fletëve të votimit që u përdorën në zgjedhjet lokale të majit. “Ngjyrat e papërshtatshme të fletëve të votimit dhe e shenjave dalluese të kutive, sidomos në Tiranë, shkaktuan konfuzion te votuesit në hedhjen e fletës së votimit në kutitë respektive”, - thuhet në raportin e Unionit shqiptar për cilësinë e jetës, i cili rekomandimet e plota do t’i nxjerrë pas mbylljes përfundimtare të procesit.
Raporti i vëzhguesve vendorë
8 maji: S’kishte ndryshime të vendndodhjes së QV-ve
Gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, nga mbi 1500 monitoruesit vendorë të tyre, nuk janë vërejtur raste të ndryshimit të vendndodhjes së qendrave të votimit në çastet e fundit, çka mund të shkaktonte çoroditje të votuesve. Ky është konstatimi i publikuar një ditë parë nga Unioni i vëzhguesve vendorë. Njëkohësisht në raportin e tyre vëzhguesit theksojnë se “krahasuar me zgjedhjet lokale të 2007-s nuk janë vërejtur diferenca të mëdha në shpërndarjen e numrit të votuesve nga njëra qendër në tjetrën”. Gjithashtu në raportin e tyre vëzhguesit e ALQU-së nënvizojnë dhe përqindjen mjaft të ulët të grave në komisionet e qendrave të votimit më 8 maj.
Një problematikë tjetër e pikasur nga vëzhguesit ka të bëjë me mospërshtatjen e qendrave të votimit për të mundësuar votimin e qytetarëve me aftësi të kufizuara fizike. Ndërsa thekson se ka pasur “raste të lejimit të votimit familjar apo në grup në disa qendra votimi, veçanërisht në zonat suburbane dhe rurale”.
Përqindja e grave sipas partive në nivel KZAZ-je
Bashkimi për të Drejtave të Njeriut 1,89 %
Lëvizja Socialiste për Integrimit 2,27 %
Partia Demokratike 10,41 %
Partia Socialiste 11,55 %
Gjithsej në gjithë Shqipërinë 26,13 %