Greva në ditën e 19-të, paktin ta firmosë Ministria e Punës
12/08/2011 Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme në galeri, rrezikohet nga shembja
Greva e urisë e minatorëve të Bulqizës tashmë ka hyrë në ditën e 19-të. Ndërkohë është paralajmëruar se të tjerë protestues do të hyjnë sot në grevë urie. Megjithatë, dje minatorët janë shprehur dakord me rritjen 20 për qind të pagave si dhe me rritjen e sigurisë dhe përmirësimit urgjent të kushteve të punës. Por për të arritur në këtë propozim është kërkuar që pakti të firmoset dhe prej Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, si garante e zbatimit. Po në rast se kompania “ACR” nuk do të jetë dakord, atëherë greva do të vijojë edhe më tej.
Pezullimi
Reparti i Shpëtim Minierave jep alarmin për evakuimin e 13 minatorëve grevistë nga niveli i 14-të i nëntokës, pasi jeta e tyre rrezikohet seriozisht nga degradimi i minierës. Madje, ky institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, i kërkon policisë të ndërhyjë. "Nga inspektimi i kryer më datën 9.08. 2011, u konstatua se ambienti ku janë ngujuar punëtorët grevistë është stacioni i pompave të nivelit si dhe pajisje të tensionit të lartë, të cilat mund të bëhen burim aksidenti. “Heqja e ujërave është kryer nga grevistë, ndërsa mirëmbajtja e punimeve nuk janë duke u kryer nga askush. Nga matja e ajrimit të kryera në nivelin e 14-të u konstatua se sasia e ajrit që hyn në këtë nivel janë poshtë normave të parashikuara në projektin e ajrimit. Niveli i oksigjenit në punimet kryesore dhe në afërsi të vendit ku zhvillohet greva është në kufijtë minimalë të lejuar”, - tha sot drejtori i përgjithshëm i RISHM-it Sajmir Zekaj. Por punëtorët grevistë nuk lejuan hyrjen nën tokë. Pavarësisht se u kërkua dhe ndërhyrja e policisë, sërish situata nuk ka ndikuar në zgjidhjen e ngërçit, i cili po mbush tri javë.
Situata
Tre grevistë, që prej 19 ditësh janë ngujuar 1400 metra nën tokë, kanë paraqitur dje gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa nuk kanë pranuar të lënë ambientet e grevës. Grevistët kanë marrë serume brenda galerisë pa dashur të lënë grevën e të shkojnë në spital. Sipas mjekëve që po i ndjekin, gjendja e tyre sa vjen e rëndohet për shkak të lagështirës e dyoksidit të karbonit që ndodhet në ajër.
Por pavarësisht situatës së krijuar, dje nga ACR-ja nuk u pa ndonjë shenjë për gjetjen e paqes. Ata u kishin kërkuar grevistëve një takim në Peshkopi, si zonë asnjanëse, por nuk u pranua prej protestuesve. Tashmë do të pritet për sot nëse do të ketë një pranim të kërkesës së grevistëve apo sërish palët do të qëndrojnë në mbrojtje.
Deri tani është pranuar rritja e pagave me 20 për qind si dhe realizimi i investimeve për kushtet e punës, por ka mbetur pezull vendi ku do të firmoset marrëveshja mes palëve.