Pavel Nedved, ne pritje te ofertes se Juves
Agjenti i lojtarit te Juventusit, Pavel Nedved ben te ditur se klubi bardhezi duhet te sqaroje sa me shpjet, nese do te rinovoje kontraten apo jo me mesfushorin qe luan prej disa sezoneve ne Torino. "Juve ose deshiron, ose jo, qe te rinovoje kontraten,"- thekson Mino Rajola, menaxheri i lojtarit ne fjale. "Nedved nuk e ka rinovuar ende kontraten me Juventusin dhe ne te kundert do te kerkoje ekip te ri," shprehet agjenti i Nedved. Kontrata e lidhur mes, mesfushorit cek dhe Juventusit skadon ne fund te ketij sezoni. Aktualisht klubi i Juventusit po shqyrton per te forcuar ekipin me lojtare te tjere. Ne fokusin e bardhezinjve jane disa lojtare, mes te cileve edhe Diego i Verder Bremenit.