E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis punen Forca e Sigurise se Kosoves

Forca e Sigurise se Kosoves eshte ngritur edhe zyrtarisht. Mision i kesaj force eshte qe te marre pjese ne operacione per reagim ndaj krizave ne Kosove dhe jashte saj, operacione te mbrojtjes civile ne Kosove dhe t'i ndihmoje autoritetet civile duke reaguar gjate katastrofave natyrore dhe emergjencave tjera. Mesnaten duke gdhire dita e djeshme, pas nje ceremonie te thjeshte u ngrit flamuri i Forces se Sigurise se Kosoves, ne shtabin qendror te kesaj force, ku deri tani ishin Trupat Mbrojtese te Kosoves.

Kosovaret

Qytetaret shqiptare kane mirepritur krijimin e FSK duke pare ne te berthamen e nje ushtrie profesioniste. Haxhi Ferati, qytetar nga Prishtina thote se sot u be edhe nje tjeter hap drejt forcimit te shtetit te Kosoves. "Eshte dite e madhe per historine tone, eshte dite kur po e shenojme shtet-formimin tone edhe me FSK-ne si shtylle te saj", thote Ferati.

Ligji

Ligji per FSK-ne parasheh qe 10 per qind e pjesetareve te saj te jene nga komunitetet pakice. Por, te nxitur nga deklaratat e zyrtareve te Beogradit, hezitimet verehen ne mesin e serbeve te Kosoves. Presidenti serb Boris Tadic ka thene se Beogradi zyrtar do te punoje ne drejtim te shperberjes se FSK-se.

Serbet

Per Milosh Vasicin nga pjesa veriore e Mitrovices FSK eshte e papranueshme. "Kam degjuar kete informacion, dhe besomeni mua asgje me nuk me befason. Secili qytetar i rendomte, per te mos thene secili serb, e di qe nuk duhet te krijohet force paraushtarake ne territorin e nje shteti tjeter", - thote Vasic.

Misioni

Forca e Sigurise e Kosoves do te kete 2500 pjesetare te armatosur lehte me 800 rezerviste. Mision i kesaj force eshte qe te marre pjese ne operacione per reagim ndaj krizave ne Kosove dhe jashte saj, operacione te mbrojtjes civile ne Kosove dhe t'i ndihmoje autoritetet civile duke reaguar gjate katastrofave natyrore dhe emergjencave tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›