E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia njeh gjyqtaret me Malten dhe Hungarine

Eshte percaktuar treshja e gjyqtareve qe do te gjykojne kuqezinjte ne ndeshjen e radhes. Ne ndeshjen ndaj Maltes, gjyqtaret kryesor do te jene: rumuni Alexandru Deacunu dhe ndihmesit te tij, George Vidan dhe Eduart Dimistresku. Ndeshja Malte-Shqiperi, e pesta per ekipin tone, ne eliminatoret e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", do te luhet ne stadiumin "Ta'Qali" te La Valates, dhe do te filloje ne ora 19.30. Björn Kuipers do te jete gjyqtari kryesor qe do te gjykoje ndeshjen e 28 Marsit, mes Shqiperise dhe Hungarise, ne Tirane. Ne kete ndeshje, Ari Han i kombetares sone dhe Edvin Kueman i Hungarise, do te jene perballe ne nje ndeshje derbi, "te tulipaneve". Shqiperia te vetmen humbje, e ka pesuar ne ndeshjen e pare me Hungarine, (2-0), ne "Farenc Pushkash". Holandezi i kombetares sone e sheh si nje shans rikuperimi, humbjen e pesuar pak muaj me pare ne Hungari. Para ndeshjes se radhes, trajneri i kombetares shqiptare do te jete ne Tirane, per te ndjekur nga afer kampionatin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›