Marko Materaci drejt Totenhemit
Marko Materaci drejt Totenhemit. Interesimi i Totenhemit per mbrojtesin e Interit dhe te kombetares se Italise, Marko Materaci konfirmohet edhe nga agjenti i futbollistit, Klaudio Vigoreli. "Jemi ende ne fazen e pare te bisedimeve per te arritur nje marreveshje te mundshme. Pala angleze duhet te ulet ne bisedime me klubin e Interit, per te prezantuar oferten konkrete. Pastaj i mbetet Materacit qe te vendose," - thekson menaxheri i futbollistit te Interit, i cili eshte bere edhe me i njohur, pas episodit te finales se Kupes se Botes, 2006, kur Zinedin Zidan e perplasi me koke ne fushe. Kontrata qe lidh Materacin me Interin, zgjat deri ne vitin 2010. Drejtoi i klubit te Interit, Bianka deklaroi se Materaci eshte ne kontrate dhe ne kete aspekt zikalterit nuk jane te shqetesuar per largimin e tij. Por Totenhem eshte gati te afroje nje kontrate te re 3 vjecare per mbrojtesin, si dhe te bleje kartonin nga klubi i Interit. Sakaq, marreveshje mes nje klubi italian dhe anglez per kalimin e nje lojtari, mund te ndodhe pas nje historie te pazakonte, te brazilianit Kaka, i cili ne momentin e fundit te bisedimeve mohoi nje oferte nga ana e Mancester Sitit. Futbolli, gjate viteve te fundit ka njohur nje standard tjeter, pas ofertes se Mancester Sitit, qe kerkoi te blinte brazilianin e Milanit, Kaka per nje shume, qe anglezet e kane quajtur teper absurde. Nuk eshte puna se duhet te paguhet nje njeri gjysme milioni ne jave (sterlina), vetem se shkelmon topin, ne termin e ushtrimit te zanatit, nga ana e nje futbollisti. Se fundmi, historia e brazilianit Kaka, e ka cuar futbollin ne nje pike, ku tifozet po pyesin se cfare loje eshte kjo tani.