E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, administrata e re, me e ashper ndaj Serbise

Cila do te jete politika e jashtme e administrates se presidentit te ri amerikan Barak Obama? Dhe ku do te figuroje Ballkani ne listen e prioriteteve te administrates se re amerikane?

Administrata e re amerikane pritet te jete me e ashper ndaj Serbise. Eilliam Montgomery (Uiliam Montgomeri), ish-ambasador amerikan ne Kroaci dhe Serbi konsideron se megjithe pranine e shume personaliteteve nga administrata e Clintonit ne administraten e Obames, vazhdimesia e politikes se jashtme te Bushit ndaj Ballkanit perendimor ne esence nuk do te ndryshoje. "Mendoj se nuk do te kete ndryshime esenciale. Ne establishmentin e Shteteve te Bashkuara, qe krahas presidentit perfshin edhe Stejt departamentin, Kongresin dhe perfaqesuesit e demokrateve dhe republikaneve, ekziston konsensus kur behet fjale per qendrimin ndaj Ballkanit. Rrjedhimisht nuk mendoj se do te kete ndryshime", thote Montgomeri. Sipas tij, themelet e politikes ndaj Ballkanit qe i ka zbatuar administrata e Bushit kane qene te vendosura nga administrata e Klintonit. Disa personalitete qe kane qene pjese e administrates dhe qe tashme jane kthyer (Hilari Klinton dhe senatori Zhozef Biden), fuqishem kane mbeshtetur politiken e atehershme ndaj Ballkanit dhe kjo me ben te besoj se nuk do te kete ndryshime. Motgomeri shton ketu se do te kete ndryshime ne forme, por jo ne esence: "Per shembull mund te ndodhe te emerohet ndonje emisar special per zgjidhjen e ceshtjeve te medha ne Kosove dhe Bosnje", - thote ish-ambasadori amerikan. I pyetur se cfare qendrimi do te kene Hilari Klinton dhe Zhozef Biden ndaj Ballkanit, Montgomeri thote: "Sidomos Biden do te kete qendrim me te ashper ndaj Serbise".

Mark Almond nga Universiteti Oksford gjithashtu pohon se nuk do te kete ndryshime ne qendrimin e administrates Obama ndaj Ballkanit. Ai pohon se Ballkani nuk do te figuroje lart ne listen e prioriteteve te administrates se re, sepse kete pozicion do ta kene disa kriza tjera ne bote. Megjithate Mark Almond apostrofon disa specifika qe mund te karakterizojne qendrimin e administrates se re amerikane ndaj Ballkanit.

"Sa u perket disa ceshtjeve specifike mund te pritet retorike me e ashper - per shembull kur kemi te bejme me kerkesen per arrestimin e Ratko Mladicit. Tash mund te investohet me shume energji dhe vendosmeri ne disa ceshtje edhe per faktin qe nenpresident eshte Joseph Biden, qe ka qene shume i angazhuar rreth Kosoves dhe Bosnjes. Nese serbet mendojne se do ta kene me lehte me kete administrate, ata e kane gabim", - thote Almond.

Joprioritar

Ballkani nuk do te figuroje lart ne listen e prioriteteve te administrates se re, sepse kete pozicion do ta kene disa kriza tjera ne bote. Por ka disa specifika qe mund te karakterizojne qendrimin e administrates se re amerikane ndaj Ballkanit. Pritet retorike me e ashper per shembull kur kemi te bejme me kerkesen per arrestimin e Ratko Mladicit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›