E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavendosmëria në Greqi lëkund bursat evropiane

Indekset e bursave të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë ranë me rreth 1% pasdreken e sotme.
Orët e vona të së hënës, ministrat e Financave të BE-së thanë se kreditorët duhet të pranojnë norma më të ulëta interesi se 4% që kishin ofruar më parë dhe iu bënë të dy palëve të arrijnë një marrëveshje brenda javës.

Marrëveshja është e domosdoshme që Greqia të arrijë të marrë fondin e dytë të shpëtimit prej 130 miliardë eurosh, tepër jetik për Greqinë. Pa këto fonde, Athina nuk do të jetë në gjendje të paguajë miliarda euro borxhe në muajin mars./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-24 16:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›