Siri, zgjatet mandati i misionit të Ligës Arabe

Agjencia e lajmeve në Siri, Sana, raporton se Damasku ka rënë dakort për zgjatjen e mandatit të misionit vëzhgues të Ligës Arabe edhe për një muaj.
Ministri i jashtëm i Sirisë, Valid Muallem, i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, duke e informuar atë për vendimin për zgjatjen e mandatit deri më 23 shkurt.
Udhëheqës të Ligës Arabe i kanë dërguar detajet te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, lidhur me planin e tyre të fundit për zgjidhje politike në Siri.
Kjo po ndodhë pasi dje, disa shtete të Gjirit Arab kanë shpallur planin e tyre për tërheqje nga misioni monitorues i Ligës Arabe në Siri.