Obama kërkon drejtësi ekonomike

Obama theksoi rëndësinë e një ekonomie që punon për çdo amerikan, teksa i adresohej Kongresit me një fjalim të transmetuar direkt në televizion.
Gjatë këtij fjalimi, Obama bëri thirrje përsëri për taksa më të larta mbi të pasurit, diçka që Republikanët e kundërshtojnë me forcë.
Ekonomia amerikane tregon shenja përmirësimi, por papunësia mbetet e lartë në nivelin e 8.5 përqindëshit.
Fjalimi që mban Presidenti i Republikës para Kongresit në fillim të çdo viti, është një nga ngjarjet politike më të ndjekura në SHBA. Aty Presidenti flet lidhur me politikën zyrtarë të vendit për vitin e ardhshëm. Ndërsa kësaj radhe Obama kishte në mendje edhe kandidimin e tij për mandatin e dytë në muajin nëntor.
Presidenti Obama propozoi:
- Reforma në sistemin e taksimit në mënyrë që kompanitë amerikane të mos kenë interes që të transferojnë punë jashtë vendit
- Të lejohen pronarët e shtëpive me hipoteka të rifinancohen me norma më të ulëta interesi
- Të krijohet një njësi e re e detyrimi tregtar dedikuar frenimit të praktikave të padrejta nga ekonomitë rivale, të tilla si Kina
/Start/F. Prroni/
2012-01-25 08:35