"Ekonomia globale rrezikohet nga kriza në Eurozonë"

FMN-ja tashmë parashikon që ekonomia globale do të rritet me 3.25 % në vitin 2012, teksa më parë kishte parashikuar se ajo do të shënonte një rritje jo më të vogël se 4 %.
Ekonomia e Britanisë së Madhe pritet të rritet me 0.6 % nga 1.6 % që parashikonte më parë FMN-ja.
Lajme të këqija vijnë edhe për Eurozonën në veçanti. FMN-ja parashikon që Prodhimi i Përgjithshëm Bruto i Eurogrupit do të tkurret me 0.5 % ndërkohë që më parë parashikohej një rritje me 1.1 %.
Ndërkohë, për motorin e Evropës, Gjermaninë, parashikohet rritje ekonomike por jo aq sa ishte parashikuar më parë. Vendi me ekonominë më të madhe në Evropë, Gjermania pritet të ketë rritje vetëm 0.3 % në vitin 2012 nga 1.3 që ishte parashikuar në muajin shtator. Ndërsa Franca parashikohet të ketë një rritje prej 0.2 % nga 1.4 % që ishte parashikuar më parë.
Mirëpo, FMN-ja mban parashikimin për rritjen e ekonomisë amerikane me 1.8 %. Këtë Fondi Monetar Ndërkombëtar e bazon në të dhënat e fundit të punësimit dhe të prodhimit.
/Start/F. Prroni/
2012-01-24 17:05