E Diel, 1 Nëntor 2026

Anijet kineze i afrohen ishujve të kontestueshëm

Anijet kineze kanë hyrë në pjesët që Japonia i konsideron si ujërat e saj territoriale, në afërsi të ishujve të kontestueshëm në Detin e Kinës Lindore.

Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, konfirmoi se dy anije civile vëzhguese po kryenin një patrullim “të drejtë mbrojtës” pranë ishujve.

Ministria e Jashtme e Japonisë tha se ka paraqitur një notë proteste te i dërguari kinez në Japoni kundër kësaj lëvizjeje.

Marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Kinës u ftohën pas Japonia i bleu ishujt, që i quan Senkaku, derisa të njëjtit Kina i njeh si Diaoj.

Blerja shkaktoi protesta anti-japoneze në dhjetëra qytete në të gjithë Kinën.

Ishujt janë të vendosur pranë bazave të pasura të peshkimit dhe rezervave potenciale të mëdha të gazit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›