E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavlychenko largohet në verë

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 19:40

Skuadrat që kërkojnë sulmues, tash e kanë një adresë. Roman Pavlyuchenko është në listën e futbollistëve që do të largohen nga Tottenhami gjatë verës.

Vetë futbollisti 29 vjeç ka bërë të ditur se mund të largohet gjatë verës, pasi që nuk po ka hapësira të mjaftueshme në skuadrën e trajnerit Harry Redknapp.

“Trajneri nuk ka besim tek unë dhe nuk i intereson nëse luaj mirë, nëse shënoj ose nëse e jap maksimumin në stërvitje. Nuk mund të bëj asgjë që t’ia ndërroj mendjen. Kështu që, nuk do ta vazhdoj kontratën që skadon sezonin e ardhshëm dhe mund të largohem gjatë verës”, nënvizoi sulmuesi rus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›