E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedh një qafore, kthehet në qeli

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 13:37

Lindsay Lohan do të kthehet përsëri në qeli pasi që ka vjedhur një qafore me vlerë 2500 dollarë.

Nëse gjykata e Los Angeles e kishte dënuar 25 vjeçaren me 90 ditë burg për shkak se kishte vozitur nën ndikimin e drogërave – kësaj radhe ajo mund të shkoj në burg për tri vjet “të buta” sepse ka vjedhë një qafore të arit.

Sipas ueb-faqes së thashethemeve TMZ, aktorja problematike akuzohet se ka vjedhur një qafore ari në një dyqan argjendarie në Kaliforni me emrin “ Kamofie & Company”.

Megjithatë, ekspertja ligjore, Susan F. Filan beson se Lindsay po ashtu mund të kthehet në rast për shkak se ende nuk është shëruar nga shprehitë e saj për drogën.

“Automatikisht ajo e ka shkelur ligjin nëse e ka bërë këtë punë dhe mund të arrestohet. Ajo mund të përballet me gjashtë muaj burg qysh në fillim për këtë rast”, ka thënë ajo.

Aktorja e “Mean Girls” tani do të këtë nevojë për ta mbrojtur vetën në dy fronte, në njërën anë arrestimin për pretendim se ajo ka vjedhur dhe në rastin tjetër për përdorim të ripërsëritur të drogës, edhe nëse nuk shpallet e fajshme për rastin e ri.

“Nëse do të isha avokat i saj, do të tërhiqesha sepse nuk ja vlen”, ka shtuar Susan.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›