E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashi:Urgjencat në QSUT, të mbipopulluara

Situata në urgjencat e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" është në vështirësi për shkak të mbipopullimit. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë drejtori i kësaj qëndre spitalore Ilir Dashi i cili theksoi se si në urgjencën kirurgjikale por edhe në atë patologjike që ndodhen në QSUT, vijnë të gjitha rastet emergjence si nga Tirana por edhe nga rrethet. Sipas tij vetëm pak ditë më parë ka dalë një urdher për përmirësimin e kësaj gjendje.
Së bashku me këtë urdhër të ri Dashi në një intervistë për "Ora News", është shprehur se në QSUT-ja do të ndryshojnë edhe shumë elemente të tjerë një nder të cilët është edhe rregullorja e brendshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›