Topalli Shkodra nuk do ta fale kurre Ramen
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vazhduar dje repliken ndaj kreut te opozites Edi Rama per situaten e permbytjeve ne Shkoder. Nuk eshte se vetem shkodranet sdo tia falin kurre une mendoj se asnje shqiptar ska per tia falur Edvin Rames zgjedhjen e tij me te papergjegjshme me imorale me jo njerezore me antishqiptare qe mund te kete ndodhur ne historine e kombit tone tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit vizitoi serish dje Shkodren ku u interesua per skemen e shperndarjes se ndihmave. Vetem nje emer ne Shqiperi vetem nje njeri kerkon qe te perdore kete situate per pushtetin e tij politik. Nga protesta ne qytetin turistik te Pogradecit kur Shkodra ishte zhytur ne rruget e tij te paimagjinueshme te grushtet e deges se Partise Socialiste ketu ne Shkoder te mashtrimet shpifjet e diteve te meparshme kjo eshte e padegjuar ne historine e kombit tone nga nje qe mendohet se eshte shqiptar u shpreh Topalli ndaj liderit te opozites Edi Rama. Te kerkosh te gjesh te humbur te tjere te kerkosh te gjesh raste fatale pastaj te kerkosh kutine te kerkosh karriget e pushtetit mbi mbytjet e nje qytetit mbi mbytjen e nje qarku mbi dhimbjen e mijera familjeve mbi humbjen nga gjeja e gjalle e humbjes nga cdo gje qe keta familjare kishin ne shtepite e tyre eshte te jesh antishqiptar te jesh i pashpirt te mos kesh asgje te perbashket me shpirtin e shqiptarit ne shekuj. Dhe kjo eshte shume e rende kjo eshte jashtezakonisht e rende tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit vazhdon te ndjeke situaten ne zonat e permbytura ne Qarkun e Shkodres ore pas ore. Topalli theksoi se situata vazhdon te mbetet e komplikuar per shkak dhe te uljes se ndjeshme te temperaturave. Kryetarja e Kuvendit u interesua ne menyre te vecante per skemen e re te shperndarjes se ndihmave nga pushteti lokal per banoret e evakuuar dhe te strehuar ne konvikte si dhe per fshatrat te rrethuar ende nga uji.