Forcat speciale Starova ne Pentagon
Zevendesministri i Mbrojtjes Arjan Starova ndodhet ne SHBA per te zhvilluar nje tur takimesh ne Pentagon. Bashkepunimi mes Shqiperise dhe SHBA eshte pare si i rendesishem nga pala shqiptare dhe thelbi i vizites se zevendesministrit Starova ne SHBA kishte si qellim forcat speciale ne Afganistan. Kam pasur takime te rendesishme ne Departamentin e Shtetit. Perpjekja per te rritur kapacitetet ushtarake per forcat speciale ka qene thelbi i takimit ne SHBA tha Starova. Zv/ministri i Mbrojtjes theksoi se forcat speciale shqiptare kane nevoje per mbeshtetje logjistike dhe ne morem premtimin se shume shpejt do te vije ne Shqiperi nje ekip amerikan per rishikimin e mbrojtjes dhe plotesimin e standardeve qe Shqiperia te ece sic duhet ne rrugen drejt NATO-s.