P/buxheti 2012 Teliti Prioritet infrastruktura arsimi e shendetesia
Projektbuxheti i vitit 2012, mban në qendër të prioriteteve realizmin e projekteve infrastrukturore, arsimin dhe shëndetësinë.
Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Financave, Dorian Teliti, tregon në një intervistë për “ABC news”, se tashmë janë gjendur fondet për te proceduar më tej me rrugën Tiranë-Elbasan.
Ndërkaq, ministria e Financave është duke përzgjedhur projektet e tjera më të rëndësishme për t’u financuar.
Si pjesë e këtij projektbuxheti mbetet ruajta e borxhit publik në nivelin e 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ashtu sikurse është deklaruar publikisht edhe nga kreu i ekzekutivit.
Ndërkaq, specialistët e Financave vlerësojnë se deficiti aktual buxhetor, për vitin 2011, është në nivele të pritshme dhe se do të mbahet në masën 3.5 për qind edhe në vazhdim.
Aktualisht, janë duke u zhvilluar diskutimet e fundit të projektbuxhetit 2012, i cili u prezantua në mbledhje qeverie dhe brenda pak ditësh për diskutime në komisionet parlamentare.