PëR NJë RINI STUDENTORE Të PAVARUR
Edhe pas dy dekadash tranzicioni të mundimshëm për të kaluar dhe ne në sistemin e demokracisë liberale, nuk kemi një rini studentore të pavarur nga partitë politike. Kjo mungesë është një dëshmi e pakundërshtueshme edhe nga ata pushtetarë të tranzicionit tonë, që bërtasin përditë nga tribunat se na paskan sjellë demokracinë e komunistëve të rinj. Këtë e tregoi edhe mitingu apo antimitingu i datës 8 dhjetor në Tiranë, një miting i organizuar nga zyrtarët e me zyrtarët për llogari të pushtetit zyrtar të radhës. Një miting më tepër demonstrativ se festiv, një miting për t‘u thënë më tepër të huajve se shqiptarëve, që pushteti aktual ka një mbështetje të madhe në popull dhe nuk ka pse pranon formalitete të tilla të kota si transparenca e kutive të votimit, apo edhe ulja në dialog me opozitën për të gjetur zgjidhjen më të mirë për vendin. Një miting që tregoi se për pushtetarët tanë aktualë zgjidhja më e mirë për vendin e për popullin mbarë është e mira e pushtetit e jo e mira e qytetarëve, e demokracisë së vërtetë dhe e zhvillimit normal të Shqipërisë. Ai miting i pushtetit aktual deshi të na thotë të gjithëve se zgjidhjen e paska gjetur populli vetë duke votuar me duart e administratës edhe më 8 dhjetor në sheshin "Skënderbej" për pushtetin aktual dhe nuk kemi pse i kthehemi qershorit të shkuar për të parë se si ka votuar populli i thjeshtë.
Dhe këtu nuk janë fare pa të drejtë as pushtetarët tanë, që na gënjejnë aq shumë sa detyrojnë edhe përfaqësinë e Brukselit në Tiranë të nxjerrë në shesh gënjeshtrat që na lëshojnë pushtetarët tanë edhe në emër të BE-së. Ai miting i pushtetit aktual me pjesëmarrjen e detyruar të administratës dhe të shkollave e të spitaleve të mbarë vendit, të rreshtuara doemos në kuadrate me përgjegjësit në ballë e me parulla e me flamuj në duar si në manifestimet e dikurshme të diktaturës, dëshmoi se për pushtetarët tanë aktualë nuk ka fare rëndësi transparenca e zgjedhjeve të shkuara dhe ca më pak vendosja më në fund e kriterit ligjor të hapjes së kutive të votimit, jo vetëm me kërkesën e opozitës, por edhe me kërkesën e një numri të caktuar qytetarësh. Për pushtetarët tanë aktualë nuk prish asnjë punë të tyre kur e shkelin ligjin ata vetë, puna është keq me ta kur duan që ligjet të zbatohen vetëm për kundërshtarët e tyre politikë. Kot nuk ka dalë ajo rrëfenja e popullit që, kur lopa e fshatarit paskej vrarë lopën e kadiut, atëherë ligji thoshte se fshatari duhej të paguante lopën me pare të thata, kurse kur lopa e kadiut kishte vrarë lopën e fshatarit të varfër, kadi efendiu, alias Maliqi i kohëve tona, lëshoi atë shprehjen e famshme: "Ligji në këtë rast nuk përmban asnjë ndëshkim se, tek e fundit, malukatë qenë"... Ai miting i pushtetit aktual dëshmoi edhe se në ditën e rinisë studentore nuk kishte vend në tribunë për asnjë nga studentët që kërkuan pluralizmin e vërtetë ato ditë të turbullta dhjetori të vitit 1990, madje nuk kishte vend as për përfaqësuesit e studentëve të sotëm të universiteteve tona publike e private. Në atë miting nuk kishte vend për studentë, sepse nuk ishte festa e studentëve, por miting i pushtetit. Mitingu i administratës më 8 dhjetor dëshmoi qartë mungesën e organizatave të pavarura studentore, një mungesë që e gjymton rëndë demokracinë tonë të tranzicionit. Mungesa e organizatave të pavarura studentore dëshmon se tranzicionit tonë të kontrolluar nga trashëgimtarët e Partisë së Punës i mungon opozita rinore. Dhe dihet mirë se sa e rëndësishme është opozita e rinisë studentore për zhvillimin e një shoqërie dhe për demokratizimin e saj. Prandaj dhe trashëgimtarët e diktaturës u kujdesën qysh në krye të herës për ta shuar këtë lloj opozite, pasi të merrnin pushtetin besnikët e tyre. Mu ashtu siç e shuan edhe lëvizjen sindikaliste, pasi e përdorën për të prurë në pushtet të ashtuquajturit "komunistë liberalë" në agim të viteve 1990. Ishte e natyrshme të mungonte opozita studentore në vitet e diktaturës së proletariatit, sepse të gjitha regjimet totalitare arrijnë ta kanalizojnë energjinë e masave popullore në dobi të pushtetit të vet. Kujt nuk i kujtohet ai keqpërdorim që u bënte diktatura energjive të masave popullore, duke i ndarë në reparte rezervistësh të Partisë, apo në "rripa transmisioni" nga Organizata e Rinisë tek Organizata e Gruas e deri të Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve? Madje u përpoq që në kuadër të pluralizmit të komanduar t‘i kthente këto organizata edhe në "subjekte politike të pavarura" - të pavarura të Partisë së Punës(!)
Për diktaturën ishte i natyrshëm përdorimi i rinisë për punë vullnetare, apo angari, në ndërtimin e hekurudhave e të minierave në fillimet e pushtetit komunist. Por përdorimi i mëtejshëm i rinisë për të hapur tarraca maleve për patate, duke prishur dhe kullotat alpine e ca më tepër përdorimi i rinisë për të prishur dhe kishat e xhamitë, kur diktatura i shpalli luftë Zotit për ta zëvendësuar dhe atë me "udhëheqësin legjendar", ishte skllavërues dhe poshtërues njëherësh. Për të mos përmendur këtu përpjekjen e diktaturës për t‘i kthyer të rinjtë në dëshmitarë të prindërve nëpër gjyqet e "armiqve të popullit" e të Partisë...
Ndoshta mund të justifikohet me njëmijë halle edhe ai përdorim që u bëri studentëve diktatura në rënie, duke i dërguar si udhëheqës të lëvizjes së dhjetorit ato kuadrot e veshura me kapardinat e murrme të Rashbullit, sepse diktatura nuk pritej të lejonte aq lehtë që pushteti të binte në dorë të studentëve të revoltuar. Them "mund të justifikohet me njëmijë halle" edhe ky përdorim i studentëve, pasi diktatura u detyrua të tërhiqej në prapaskenë, por i kishte bërë përgatitjet me kohë që të mos përmbysej me themel. Trashëgimtari i diktaturës së Hoxhës kishte shërbyer për dekada si shef agjitpropi dhe kishte përgatitur me kohë edhe kuadrot që do të ngarkoheshin me pushtetin e ri gjysmëdemokratik. Ndaj dhe nuk është faji i studentëve të asaj kohe të turbullt, që pranuan të udhëhiqeshin nga misionarët e diktaturës. Ata i gëzoheshin ndryshimit të ëndërruar dhe as mosha e as pjekuria politike nuk u jepnin dot mundësi të përballonin dhelpëritë e agjitatorit të regjur të Partisë së Punës.
Do të kishte qenë vërtet një mrekulli po të ndodhte e kundërta. Por mrekullitë duket se janë të rralla edhe në shoqëri shumë më të zhvilluara se shoqëria shqiptare e viteve të fundit të diktaturës komuniste. Shqipëria e atyre viteve ishte një vend me ekonomi të rrënuar, me një pushtet të kalbëzuar nga krimet, me njerëz të lodhur nga dhuna e diktaturës, nga uria e kooperativave dhe nga frika e burgut. Dhe shoqëria e një vendi të tillë nuk mund të nxirrte befas një lëvizje studentore aq të pjekur politikisht sa të mos përdorej e të mos binte pre e dinakërisë satanike të sundimtarit të fundit të Oborrit të Lanës. Ai sundimtar e luante po aq mirë sa besnikun e diktatorit edhe të përvëluarin "për demokratizimin e jetës së vendit", por gjithnjë "me të parë e me të bërë"... Ajo thirrje gati "prindërore": "Dale, djema, dale!" në takimin me përfaqësinë e studentëve (një përfaqësi e qëmtuar mirë nga "dorëbutët" e pseudonimeve - me ndonjë përjashtim të rrallë) tregonte se planet e tij qenë afatgjata dhe me prapamendime ndjellakeqe.
Sundimtari i fundit i Oborrit të Lanës kishte menduar dhe mendonte gjithmonë si të ruante komandën e pushtetit edhe në pluralizmin e klonuar, të cilin do ta shiste sa të mundej si urtësi të Partisë dhe jo si detyrim të ngjarjeve dhe të rrjedhave të kohës pas rënies së Murit të Berlinit. Trashëgimtari i diktatorit dëshmoi se nuk pati as dëshirë e as aftësi për t‘u kthyer nga shef i agjitpropit të Partisë së Punës në një burrë shteti. Në vend që të kishte shpallur me kohë pluralizmin e vërtetë politik, duke kthyer së pari në parti politike bandën e trashëguar nga diktatura, ai zgjodhi rolin e regjisorit për një pluralizëm të shpifur, duke e populluar fushën politike shqiptare me parti e partiçka të krijuara në zyrën e tij e të kryesuara përjetësisht nga besnikë të tij e të diktaturës. Dhe për të realizuar këtë me një rekuizitë sa më të pranueshme për lëvizjen studentore, vendosi në krye të saj kuadrot e Partisë së Punës, pasi i veshi haptazi edhe me kapardinat e murrme të Sigurimit të Shtetit. Vendosi në krye të lëvizjes studentore ato kuadro besnikë të Partisë së Punës, që po e zgjatnin tranzicionin shqiptar me dekada, në një kohë që vendet e tjera ish-komuniste e kishin kapërcyer me kohë dhe shumica e tyre janë tashmë anëtare të Bashkimit Europian. Vendosi në krye të lëvizjes studentore ato kuadro besnikë e fanatikë të Partisë së Punës, që edhe sot e këtë ditë ecin me verbëri në rrugën e asaj partie e në dëm të zhvillimit të vendit, paçka se kanë ndërruar tesër e flamur. Janë pikërisht ato kuadro fanatikë të Partisë së Punës që kërkojnë të shkërbejnë edhe në këtë gjysmëdemokraci "udhëheqësin e lavdishëm", duke e keqpërdorur politikisht edhe 8 dhjetorin e lëvizjes studentore ashtu siç e përdori dhe ustai i tyre energjinë rinore të asaj lëvizjeje - si parashutë për të zbutur rënien e diktaturës.
Është vërtet për të ardhur keq që të mungojë opozita e natyrshme studentore edhe pas dy dekadave rropatje për të jetësuar dhe te ne sistemin qeverisës të demokracisë liberale. Është vërtet e trishtueshme të shohësh dhe sot pas dy dekadash tranzicioni të lodhshëm se si keqpërdoret politikisht edhe vetë historia e lëvizjes studentore të viteve 1990. Keqpërdoret nga pushteti aktual jo vetëm për interesat e tij politike, por edhe për të shtrembëruar historinë. Për ta shtrembëruar historinë aq keq, pushteti aktual është i gatshëm ta kthejë edhe 8 dhjetorin e lëvizjes studentore në një tjetër 8 nëntor të partisë e të drejtuesit të saj.
Prandaj dhe nuk është aq e pamundshme që, po nuk patëm edhe më tej një lëvizje studentore të pavarur, një opozitë rinore të mirëfilltë ndaj të gjitha abuzimeve të pushtetit të radhës, vargu i "komandantëve tanë legjendarë" duket se do të vijojë të zgjatet, sikurse do të zgjatet me ta tok edhe ky tranzicion aq i mundimshëm për njeriun e thjeshtë, që rropatet të nxjerrë jetesën me djersën e ballit dhe aq fitimprurës në pushtet e në para për kalanderët që na la peshqesh diktatura për të fshehur sa më mirë e sa më gjatë krimet që kreu në kurriz të këtij populli për gjysmë shekulli të tërë.
Që të mos flitet në emër të studentëve në mungesë të vetë studentëve, që të mos shtrembërohet dhe historia e lëvizjes studentore të viteve 1990, sikurse është shtrembëruar e shtrembërohet përditë historia e këtij populli nga sundimtarët e tij që maten me hijen e mëngjesit e me zullumet e shumta, është e nevojshme të kemi dhe ne si gjithë bota lëvizjet tona rinore e studentore të pavarura nga pushteti i radhës. Të kemi lëvizje studentore opozitare ndaj të gjitha deformimeve që mundohen t‘i bëjnë demokracisë pushtetarët zullumqarë, të kemi një lëvizje studentore të denjë për të ecur përkrah me simotrat e saj në vendet e lira të bashkësisë europiane, ku duam të radhitemi sa më parë e ku nuk po na lënë të shkojmë pushtetarët tanë të sëmurë. Të kemi dhe ne një lëvizje të pavarur të rinisë studentore, që të ndihmojë jetësimin e demokracisë edhe kundër dëshirës së pushtetarëve, një lëvizje studentore që nuk do të guxojnë më pushtetarët e radhës t‘i shtrembërojnë historinë e ta kremtojnë dhe festën e rinisë studentore si festë të pushtetit. Një lëvizje e pavarur e rinisë studentore nuk do të lejonte që dhe 8 dhjetori i studentëve të pafajshëm të kthehet nga pushteti në një 8 nëntor të ri.