"Ina Rama të hetojë akuzat ndaj meje"
Dhjetë padi penale për shpifje. Ky është bilanci i deritanishëm i betejës politike midis Edi Ramës dhe Sali Berishës. Kreu i socialistëve njoftoi dje se kaq ka vajtur numri i padive penale që vetëm ai, personalisht, ka hapur ndaj Sali Berishës, qysh prej ditës së çmendimit të tij në foltoren e Parlamentit e deri tani. "I bëj thirrje njeriut që ndot me papastërti të patolerueshme foltoren e Parlamentit dhe të Këshillit të Ministrave, të provojë përpara gjykatës qoftë edhe njërën nga shpifjet e tij", u shpreh Rama. Opinioni publik shqiptar, vijoi ai, ka të drejtën të mësojë të vërtetën, gjithë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës, për gjithë sa ka dalë nga goja e njeriut që sot drejton Shqipërinë me vota të vjedhura.
"Ndërkohë i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Republikës, të hapë hetimin e të gjitha akuzave të Kryeministrit të vendit ndaj meje dhe të kërkojë nga Sali Berisha prova e fakte lidhur me dhjetë paditë penale që kam depozituar deri më sot në prokurori për këto akuza, pikërisht për të zbardhur në çdo detaj gjithçka është thënë gjatë këtij sulmi barbar", kërkoi Rama.
"Le të bëhet burrë i paburri Sali, vijoi Rama, dhe le të tregojë se ka qoftë edhe një provë të vetme në dollapin e dosjeve të politikës së tij të shpifur të shpifjeve e gënjeshtrave me të cilat po bën pis Shqipërinë, po trazon çdo familje shqiptare, po turpëron çdo qytetar të këtij vendi. Ky sulm mesjetar nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e opozitës, madje fakti që barbaria e pushtetit është kthyer në agresion kundër shumë njerëzve, familjeve, sipërmarrjeve private, jo vetëm provon drejtësinë e qëndrimit tonë në kushtet e rënies së shtetit të së drejtës, por edhe forcon bindjen e vullnetin tonë për të vazhduar betejën me protesta të mëtejshme ndaj këtij pushteti", nënvizoi Rama.
Lideri i opozitës premtoi se gjatë gjithë javës së ardhshme do të protestohet në të gjithë vendin për krizën e demokracisë e të ekonomisë së familjeve shqiptare. "Ne jemi të bindur se Sali Berisha po e çon vendin në greminë, duke grabitur zgjedhjet, fshehur forcërisht të vërtetën në kutitë e mbyllura, thelluar gropën e korrupsionit, shpallur opozitën si mafien më të rrezikshme në Ballkan, kërkuar të mbushë arkën e shtetit duke rënduar biznesin e vogël dhe terrorizuar biznesin e madh, rritur koston e jetesës së familjeve shqiptare përkundër rënies dramatike të fuqisë blerëse të tyre", theksoi kreu i opozitës. Sipas tij, bombat sociale që do të shpërthejnë në shtëpitë e shqiptarëve në janar, me çmimin e rritur të energjisë, taksat e rritura të biznesit të vogël, papunësinë e rritur çdo ditë bashkë me pafuqinë blerëse e me radhë, nuk mund të përballohen nga njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, po duhet të futen që të gjitha në faturën e Sali Berishës. "Ne do të shkojmë javën që vjen, qytet më qytet, për ta mbledhur këtë faturë, shesh më shesh, dhe për ta bërë gati popullin opozitar për betejën e madhe të rrugës për demokraci e drejtësi që opozita do të hapë vitin e ardhshëm e do të vazhdojë deri në rivendosjen e normalitetit demokratik", theksoi kreu i opozitës. Rama vlerësoi se "Sali Berishën e gënjen mendja se do të na zmbrapsë duke na gjuajtur me gurët e pagdhendur të politikës së vjetër të urrejtjes, shpifjes, sharjes, por në fakt ai vetëm po na frymëzon për ta çuar më tej aksionin tonë të drejtë, deri në largimin e tij në qoftë se kutitë e votimit nuk hapen". "Ka marrë peng me vota të vjedhura Parlamentin e qeverinë dhe e gënjen mendja se do të na marrë peng të gjithëve përmes Parlamentit e qeverisë. Asnjë hap mbrapa nuk bëjmë. Le të rrijë pa opozitën në Parlamentin e marrë peng, të cilin e ka kthyer së fundmi në prokurori e në gjykatë të paligjshme, ku ngrihen akuza të çmendura dhe jepen sentenca të marra për kundërshtarët politikë apo për sipërmarrës që Sali Berisha i quan kundërshtarë, thjesht sepse nuk i ka klientë të pushtetit të familjes së tij", këmbënguli Rama. Ne do të qëndrojmë jashtë atij Parlamenti të dalë nga dhunimi i votës së qytetarëve, tha ai, që dhunon rregullisht liri e të drejta qytetarësh, dhe do të jemi me qytetarët në një betejë për liri e të drejta që nuk shiten, nuk blihen, nuk negociohen.
A.Thomollari