Dajti, nën hetim edhe për "gjobëvënie"
Frika e vëzhgimeve dhe përgjimeve e ka "detyruar" Dritan Dajtin ta modifikojë në mënyrë të përkryer grupin kriminal. Por, pas gjashtë vitesh në arrati fillon të frekuentohet me bashkëshorten dhe të vihet në vëzhgimin e policisë. Operacioni për vëzhgimin e ndalimin e tij kthehet në një tragjedi, pasi katër punonjës të Policisë së Shtetit humbin jetën. Dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Ardian Nezha dhe Eugen Beçi, kanë zbardhur ngjarjen e rëndë dhe kanë dërguar dje dosjen në gjykatë me tre të pandehur: Dritan Dajti, Erges Xhoxhi dhe Marenglen Muçaj. Megjithatë ende mbetet enigmë për policinë e prokurorinë aktiviteti kriminal i Dajtit i ngritur në arrati. Ka dyshime dhe denoncime se ai merrej me "gjobëvënie". Më poshtë po botojmë dosjen e plotë të prokurorisë që do paraqitet në gjykatë.
Si ndodhi ngjarja
Më datën 07.08.2009, shërbimet e sektorit të operacioneve speciale pranë Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion mbi lëvizjet dhe vendndodhjen e personit në kërkim për vrasje, shtetasit Dritan Dajti. Nga kjo strukturë është organizuar puna për identifikimin, mbajtjen në vëzhgim dhe kapjen e këtij shtetasi, duke hartuar dhe planet e operacionit përkatës. Gjatë kryerjes së këtij operacioni për kapjen e personit shumë të kërkuar, shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm punonjësit e policisë: Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, e tetë të tjerë.. Pikërisht në këtë datë, këta punonjës policie kanë mbajtur nën vëzhgim të pandërprerë në zonën "Iliria" në lagjen nr. 13 Plazh, Durrës shtetasin Dritan Dajti dhe rreth orës 13.45 minuta kanë konstatuar automjetin e tipit Volskvagen "Touareg" ngjyrë e zezë me targa CR 535 FR. Pikërisht për këtë automjet ishte marrë informacion se drejtohej nga shtetasi Erges Xhoxhi, i cili është kunati i personit në kërkim Dritan Dajti. Në vendin e parë të mjetit ka udhëtuar shtetasi Ledion Mara dhe në sediljen e pasme të mjetit ka qenë Dritan Dajti. Grupi operacional ka vazhduar ndjekjen për mbajtjen në vëzhgim dhe kapjen e këtyre personave. Në një moment, rreth orës 13.50 minuta të datës 07.08.2009, ky automjet ka ndaluar në afërsi të kryqëzimit që të çon për te pista e vogël "Iliria". Grupi operacional është afruar në drejtim të mjetit "Touareg" me tre automjetet e tyre dhe më konkretisht me autoveturën tip "Golf" ngjyrë blu, brenda së cilës kanë qenë punonjësit e policisë A.X. dhe P.S. Në automjetin e dytë tip "Ford Fiesta" ngjyrë jeshile kanë qenë punonjësit e policisë Kastriot Feskaj dhe F.M. Ndërsa në mjetin e tretë tip "Renault" ngjyrë gri kanë qenë efektivat P.L., F.G. dhe Sajmir Duçkollari. Ndërsa punonjësi i policisë, Altin Dizdari, është afruar te mjeti "Touareg" me një motor tip "Scuter" ngjyrë bezhë. Sapo janë afruar te mjeti "Touareg", punonjësi i policisë Fatos Xhani ka hapur derën e parë të shoferit të mjetit tip "Touareg" dhe me thirrjen "ndal policia" i është drejtuar personit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit. Menjëherë nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur atë. Po nga brenda makinës, nga i njëjti person është hapur zjarr me dy armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë Sajmir Duçkollari. Ndërkohë, efektivët e policisë, P.S. dhe Kastriot Feskaj, janë përpjekur të neutralizojnë tre persona që qëndronin në këmbë pas mjetit tip "Touareg" në momentin kur forcat policore hynë në veprim. Polici P.S. ka neutralizuar për momentin një djalë të ri të moshës rreth 25 vjeç, 1.80 m i gjatë, të cilin e ka rrëzuar në tokë. Punonjësi i policisë, F.M., ka neutralizuar dhe prangosur shtetasin Erges Xhoxhi, të cilin ka tentuar ta largojë nga vendi ku po zhvillohej ngjarja, pasi kishte shumë të shtëna me armë zjarri. Personi i kapur nga polici P.S. ka mundur t‘i largohej këtij të fundit dhe në ndjekje të tij është vënë polici Kastriot Feskaj duke u futur në një rrugicë që është paralel me rrugën ku kishte ndaluar mjeti "Touareg". Personi që qëlloi nga brenda "Touareg"-ut dhe vrau dy punonjësit e policisë Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari, doli nga dera e pasme e mjetit, krahu pas shoferit, dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të policisë Altin Dizdari në distancë të afërt. Nga shkëmbimi i zjarrit, pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja, ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari, si dhe shtetasi Ledion Mara, i cili ishte i shoqëruar me Ergest Xhoxhin. Pasi ka kryer këto veprime, personi që doli nga makina vazhdoi rrugën në drejtim të plazhit me një çantë që kishte krahë qafë. Me pistoletën që mbante në dorë personi ka qëlluar dy herë në drejtim të P.S., i cili kishte mbetur i rrëzuar në mesin e rrugës për në plazh në momentin që po përleshej me personin që arriti të largohej. Personi që u largua u ndoq nga Kastrioti dhe në hyrje të rrugicës së dytë Kastrioti ka arritur ta neutralizojë këtë person. Pasi ka parë këtë skenë personi që kishte pistoletën në dorë i është afruar nga pas policit Kastriot Feskaj duke e qëlluar këtë dy herë nga pas.
Arratisja e personit të katërt
Personi i neutralizuar arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe nuk është bërë e mundur kapja dhe identifikimi i tij. Personi që kishte pistoletën në dorë, pasi ka qëlluar Kastriotin ka vazhduar rrugën drejt plazhit dhe ka qëlluar dhe në drejtim të shtetasit Fatjon Shamku, i cili po kthehej nga plazhi dhe ishte kalimtar i rastit. Në ndihmë të këtyre punonjësve të policisë kanë ardhur edhe efektiva të tjerë policie, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e personit me pistoletë në dorë. Pranë tij është afruar polici P.S., i cili ka arritur ta prangosë. Në këtë moment, personi i prangosur është vetidentifikuar si Dritan Dajti. Gjatë veprimeve të kryera është konstatuar se arma që kishte në dorë Dritan Dajti nuk kishte më fishekë. Ai rezultoi të ishte i plagosur dhe për këtë arsye është transportuar nga policia në drejtim të Spitalit Rajonal Durrës. Në çantën që ai mbante krahëqafë u gjetën dhe sekuestruan disa sende e dokumente personale të tij, si dhe një krehër pistoletë me fishekë.
Nga kjo ngjarje kanë mbetur të vrarë me armë zjarri punonjësit e policisë: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe shtetasi Ledion Mara, si dhe janë plagosur i arrestuari Dritan Dajti dhe shtetasi Fatjon Shamku. Gjatë këtij operacioni policie është bërë e mundur të arrestohet shtetasi Ergest Xhoxhi, kunati i të arrestuarit Dritan Dajti. Gjithashtu gjatë hetimit të këtij procedimi penal është arritur të provohet se shtetasi Dritan Dajti ka falsifikuar dhe ka përdorur tre dokumente policie. Ndërsa në bashkëpunim me shtetasin Erges Xhoxhi ai ka falsifikuar dhe ka përdorur dokumentet e mjetit tip Volsvagen "Touareg" me targa CR 535 FR. Nga hetimi i këtij procedimi penal është arritur të provohet se shtetasi Erges Xhoxhi ka përkrahur të pandehurin Dritan Dajti, duke e transportuar atë nga një banesë në tjetrën, si dhe duke i siguruar kushte për t‘u fshehur dhe për t‘u strehuar me qëllim që Dritan Dajti t‘i shpëtojë kapjes dhe arrestimit, kjo falë lidhjeve familjare që Erges Xhoxhi kishte me Dritan Dajtin, pasi Dritani rezulton të jetë burri i motrës së Erges Xhoxhit.
Bashkëpunimi me policinë...
Në vendngjarje, përveç të tjerave, është sekuestruar dhe një aparat telefoni celular me nr. 0694318... që i përket të arrestuarit Erges Xhoxhi. Nga këqyrja e këtij aparati telefoni, por dhe nga marrja e të dhënave analitike nga kompanitë e telefonisë celulare, ka rezultuar se ky shtetas, pra Erges Xhoxhi, kishte kontakte telefonike të shpeshta me punonjësin e policisë Mariglen Muçaj në numrin e telefonit celular 0694111... (telefoni i punës). Gjithashtu, po nga këto të dhëna të përftuara prej këqyrjes së telefonit celular të të arrestuarit Erges Xhoxhi, ka rezultuar se ky shtetas ka pasur kontakte dhe me disa punonjës të tjerë policie. Për këtë arsye, nga ana jonë, hetimi u përqendrua në verifikimin e lidhjeve dhe marrëdhënieve të të arrestuarit Erges Xhoxhi me këta punonjës policie. Pas pyetjes së të gjithë punonjësve të policisë që kishin kontakte telefonike me të arrestuarin Erges, ka rezultuar se punonjësi i policisë Mariglen Muçaj ka pasur lidhje të ngushta shoqërore me të arrestuarin Erges Xhoxhi. Ka rezultuar se Mariglen Muçaj ka bërë të mundur t‘i sigurojë Erges Xhoxhit një uniformë policie, të cilën Ergesi dhe kunati i tij, i pandehuri Dritan Dajti, e ka përdorur për të realizuar disa dokumente policie me foton e tyre. Në këto dokumente policie, i pandehuri Dritan Dajti ka përdorur foto të realizuar me uniformën e policisë, që oficeri i policisë Mariglen Muçaj i kishte dhënë Erges Xhoxhit që në muajin mars të vitit 2008. Nga hetimi ka rezultuar se këtë uniformë policie oficeri i policisë Mariglen Muçaj e kishte tërhequr në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë, në kohën kur ai ishte oficer policie në atë drejtori. Gjithashtu, është provuar fakti se në fotot e dala me uniformë policie nga i pandehuri Dritan Dajti dukshëm dallohet grada nënkomisar, që i përket gradës me të cilën është i graduar oficeri Mariglen Muçaj. Dhe në fletëhyrjen dokument identifikimi lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë me emrin Astrit Zeneli dhe me foto të të pandehurit Dritan Dajti funksioni organik është i njëjtë me funksionin që ka pasur në Korçë dhe ka aktualisht në DPQ Durrës oficeri Mariglen Muçaj. Pra nga hetimi i këtij procedimi arritëm të provojmë se oficeri i policisë Mariglen Muçaj me veprime në kundërshtim me ligjin u ka krijuar lehtësira të arrestuarve Erges Xhoxhi dhe veçanërisht personit shumë të kërkuar Dritan Dajtit, që t‘i shmangej kapjes dhe arrestimit të tij përmes krijimit të kushteve për të fshehur identitetin dhe pozitën ligjore të tij.